Politikë

Tymuese dhe dhunë, mbërrin në Kuvend prokurori i SPAK

Pas dhunës në Kuvend, hetuesit po mbledhin prova për deputetët që kanë qenë të përfshirë

E.K

Tymuese dhe dhunë, mbërrin në Kuvend prokurori i SPAK

TIRANË- Një prokuror i SPAK dhe dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mbërritur në Kuvend, pas incidenteve të radhës që u shënuan seancën e kësaj të enjteje.

Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se hetuesit janë duke mbledhur prova për incidentet që ndodhën, dhe për përfshirjen e deputetëve në to. Ndërkohë që në SPAK ka dy kallëzime penale, njëri nga socialistët për deputetin Bledion Nallbati dhe njëri nga demokratët për deputetin Vullnet Sinaj.

Që në nisje të seancës së sotme, në ambientet e jashtme të Kuvendit ishte i pranishëm edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ndërkohë që Berisha akuzoi Ramën se me polici dhe ushtri po tenton që të mbajë të shtypur opozitën.

Në seancën e sotme në Kuvend ka pasur tensione të forta mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet fizike, por edhe tymueset që u lëshuan në sallë nga deputeti Ervin Salianji. Deputetët e PD iu morën karriget deputetëve socialist, një pjesë e mirë e të cilëve qëndruan në këmbë gjatë seancës së shkurtër.

Pavarësisht kësaj, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla ka kaluar në votim një sërë ligjesh dhe nismash, që janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Seanca u mbyll pas 30 minutash, ndërkohë që opozita paralajmëron përshkallëzimin e aksionit të saj, por pa specifikuar mënyrën se si kjo do të realizohet./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB