Politikë

Ulsi Manja i 'kthehet' opozitës: A jeni burra? I thoni një zonje 60 vjeçe ‘përfaqësuese e Sinaloas’

Në veçanti, Manja iu drejtua, deputetit demokrat Edmond Spaho, me të cilin pati dhe një replikë nga vendi.

E.K
Ulsi Manja i 'kthehet' opozitës: A jeni burra? I thoni një
Ulsi Manja

TIRANË- Gjuhë të papranueshme i ka cilësuar ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, etiketimet që deputetët e opozitës i kanë bërë gjatë seancës së kësaj të enjteje Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, të cilës iu drejtuan duke i thënë se është përfaqësuese e kartelit Sinaloa dhe jo e shqiptarëve. Në veçanti, Manja iu drejtua, deputetit demokrat Edmond Spaho, me të cilin pati dhe një replikë nga vendi.

Ulsi Manja: A jeni mo burra? Se është turp, një zonjë grua 60 vjeç, një tufë burrash këtu i thoshin ti je përfaqësuese e grupit Sinaloa. Keni qenë para nesh në këto karrige mo? Ore ju e keni çuar në tragjedi kombëtare në ’97 dhe një ndjesë publike nuk e keni kërkuar. Ore ju ka bërë dëm vaksina? Bëtë nga dy apo tre? Mondi t’i mund të vish të më shash sa të duash, merri mbarë të gjitha, se njeriu varet si ndihet në fund të ditës, por ndahemi që jetojmë në një narkoshtet.

Edmond Spaho: Kryeministri bën mbledhje me narko-trafikantët. I qenka thyer lapsit Bild-it, RAI3… Ti aq e ke o Ulsi. Mua më vjen turp që përfaqësohem nga ty. Ti je ai që je kapur me zë për vjedhje votash, duke folur./ZËRI

Poll

MOS HUMB