Politikë

Vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë së PS

Vajza e ish-deputetit të Rrahman Rraja, Albora Rraja është zgjedhur anëtare e Asamblesë së PS.

k.m.
Vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë
Rrahman Rraja

TIRANË- Rrahman Rraja mund të ketë hequr dorë nga mandati i tij si deputet i Partisë Socialiste, por duket se nuk është i vetmi në familje që kërkon përfshirën në politikë. Pas largimit të tij nga selia rozë, është e bija ajo që kërkon një vend në Partinë Socialiste. Dhe ia ka dalë!

Vajza e ish-deputetit të Rrahman Rraja, Albora Rraja është zgjedhur anëtare e Asamblesë së PS.

Vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë
Lista

Albora është përfshirë në listën e të rinjve, ndërkohë që vetëm pak muaj më parë i ati i saj dha dorëheqjen nga posti i deputetit të Krujës. E gjitha pas një skandali në Fushë Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht disa banorë të zonës që ishin ankuar për dëmin që u shkaktonte gurorja e tyre.

Ngjarja shokoi opinionin publik, pasi në media u publikua një video e dhunës barbare nga anëtarët e fisit Rraja, xhiruar nga vete personat që e ushtruan atë. Për ngjarjen e ndodhur me 6 korrrik të vitit të shkuar u arrestuan dhe u lanë në burg Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj, si dhe janë ende në kërkim Rexhep Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, Edison Meta dhe Përparim Rraja.

Në pranga më 12 korrik të këtij viti përfundoi edhe Xhelal Rraja, i cili përpos dhunës ndaj fisit Maja akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. Xhelal Rraja ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Ai akuzohet si një nga anëtarët e bandës së Niklës dhe se bashkë me Durim e Valter Bamin bashkëpunonin për të ekzekutuar Arben Ndokën. Një prej atentateve ishte planifikuar të finalizohej në kafen e ngushëllimit në shtëpinë e një gjyqtari në Tiranë. Por, ish-deputeti socialist shpëtoi pasi nuk u paraqit për ngushëllim. Rraja dhe vëllezërit Bami kanë bashkëpunuar edhe me Endrit Doklen për të kryer vrasjen e Ndokës por edhe të ish-bossit të lojërave të fatit që sot rezulton i zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB