
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar të gjitha hyrjet e Parlamentit duke tentuar që të pengonin socialistët që të futeshin në sallë. Një nga demokratët që ka pasur më së shumti përplasje sot me Gardën e Republikës ka qenë Bledjon Nallbati. Në një moment, gjatë përplasjes edhe me shefin e Gardës, ky i fundit i ankohet se e kishte djegur me cigare. Por deputeti iu përgjigj se faji ishte i tiji që iu afrua!
MOMENTI ME VIDEO
Nallbati: Hë more ikni tani se na vini këtu si burra të mirë dhe bëni lloj-lloj mblesërish!
Gardisti: Më dogje!
Nallbati: Epo mirë ta bëra që të dogja! Mos mu afro. Mirë ta bëra që të dogja po mu afrove, çfarë do bësh?!
Edhe Nallbati, njëjtë si Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë ë përjashtuar me 2 muaj nga Kuvendi, për shkak të djegies së karrigeve seancën e 30 Shtatorit. Deputetët e tjerë të PD-së janë përjashtuar me nga 40 ditë, ndërsa Edi Paloka me vetëm 10 ditë./ZËRI