
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi ka folur lidhur me aktin e rëndë të vetëvrasjes së Pal Trashajt 2 ditë më parë, i cili u vetëflijua para SPAK për shkak të një kredie që kishte marrë pranë MCA. Në fjalën e tij në Kuvend, si kundërpërgjigje ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Shalsi u shpreh se ka 2 ditë që nuk fle i qetë dhe po merret vetë personalisht me hetimin e këtij rasti. Megjithatë, shtoi se nuk e mbështeste gjuhën e përdorur nga Bardhi për denoncimin e rastit dhe akuzat që demokrati ngriti ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
"Gjithë keqardhjen për abuzimin me fjalët. Unë personalisht kam dy ditë që nuk e bëj gjumin e qetë pas atij rasti. Natyrisht që është këmbanë alarmi ajo që ndodhi para dyerve të SPAK. Po, më duhet ta pohoj se nuk e bëj gjumin e qetë, por ama të përdorësh atë ngjarje për të sulmuar paturpësisht institucionet e pavarura për të cilën nga njëra anë bëjnë si të merakosur, ndërkohë nga ana tjetër hedhin duke dezinformuar. Po merrem shumë seriozisht me atë rast që të kuptoj pse ka ndodhur dhe kush janë faktorët. Nuk janë prokuror, por nuk mund të them që i kanë marrë shtëpinë kur nuk janë kanë marrë. Flisni për Gent Sejkon, por është guvernator, nuk është halabak rrugësh. E thërritëm, do vazhdojmë. Por mos bëni qaramanin, ejani, analizoni, mos u bëni edhe specialistë të midhjes dhe të peshkut me një fjalor aspak të denjë, jo për deputet por edhe për kafet e nderuara të Tiranës. Më të kujdeshëm...mendoni pak përpara atë që thoni. Edhe në etiketime edhe në fjalët që mbajmë,"-tha Shalsi.
Pal Trashaj dha jetë ditën e djeshme, një ditë pasi konsumoi fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Që prej aktit të rëndë, ende nuk ka pasur asnjë reagim as nga Banka e Shqipërisë dhe as nga guvenatori Gent Sejko./ZËRI