Politikë

VIDEO/ Shkëmbimi i çuditshëm, Rama-kryebashkiakut socialist: Kristian, mos luaj me dy porta!

Mesazhi i Ramës duket i çuditshëm, por vjen në një moment kur Bashkia e Shkodrës ndodhet në një kolaps.

F.m
VIDEO/ Shkëmbimi i çuditshëm, Rama-kryebashkiakut socialist:
Edi Rama dhe Kristian Shkreli

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka ‘kritikuar’ nën zë kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i cili ndodhej në takimin e prezantimit të projekteve për Shkodrën. Në momentin që kishte hequr mikrofonin nga dora dhe po largohej, Rama u ndal pak sekonda përballë Shkrelit dhe i tha: Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta! 

Kristian Shkreli është prej dy vitesh në krye të Bashkisë së Vaut të Dejës. Mesazhi i Ramës duket i çuditshëm, por vjen në një moment kur Bashkia e Shkodrës ndodhet në një kolaps. Këshilli Bashkiak nuk është mbledhur dot për të miratuar asnjë nga pikat që i interesojnë qytetit dhe zhvillimit për muajt në vazhdim.

Një ndër pikat më kryesore të dërguara për miratim në mbledhjen e këshillit bashkiak ka qënë ai i menaxhimit të plazheve publike nga Bashkia Shkodër në plazhin e Velipojës, pikë e cila lë peng menaxhimin e hapësirave për pushuesit ku siç e parashikon ligji, një pjesë e hapësirave do të menaxhohet nga shteti me çmime konkuruese ndaj privatit dhe duke ofruar zgjedhje për pushuesit.

E para që ka deklaruar se projektvendimet po bëhen për efekt fushate ka qenë Partia Socialdemokrate dhe të gjithë këshilltarët e PSD-së kanë braktisur mbledhjen. Më pas, janë ndjekur nga këshilltarët e Partisë Demokratike.

Të ketë lidhje kjo ‘kritikë’ e Ramës me këtë kolaps?

Poll

MOS HUMB