Politikë

Vijojnë regjistrimiet për zgjedhjet e 11 majit, 4 parti të tjera dorëzojnë kërkesat në KQZ

Celibashi tha se deri më 25 shkurt është data kur përfundon afati për depozitimin e kërkesave të partive për tu regjistruar si subjekt zgjedhor

F.I
Vijojnë regjistrimiet për zgjedhjet e 11 majit, 4 parti të tjera
foto ilustruese

TIRANË-Sot partitë politike kanë vijuar regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit. “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit, Partia Unitetet Kombëtar, Partia Balli Kombëtar dhe Partia Bashkimi Demokrat kanë depozituar kërkesat në Komisionin Zgjedhor të  Zgjedhjeve. 

Vijojnë regjistrimiet për zgjedhjet e 11 majit, 4 parti të tjera
KËRKESA

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë afatet për regjistrimin e partive, koalicioneve dhe listave shumëemërore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një konferencë për mediat Celibashi tha se deri më 25 shkurt është data kur përfundon afati për depozitimin e kërkesave të partive për tu regjistruar si subjekt zgjedhor dhe i komiteteve nismëtare. Ndër të tjera ai njoftoi se më 7 mars, përfundon kërkesa e depozitimit për regjistrimin e koalicioneve. Më 12 mars, përfundon afati për depozitimin e listave shumë emërorë të kandidatëve. Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumenteve të kandidatëve. Më 25 mars përfundon afati i miratimit të listave shumëemërore./ZËRI

Poll

MOS HUMB