Politikë

Vizita e Blinken në Tiranë, Rama: Shqipëria ka tjetër prestigj në arenën ndërkombëtare

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se Shqipëria po shkon përpara drejt së ardhmes, për t'u ndarë nga e kaluara e mbushur me tragjedi.

D.XH
Vizita e Blinken në Tiranë, Rama: Shqipëria ka tjetër
Edi Rama

TIRANË – Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për gazetarët, jashtë ambienteve ku u mbajt Asambleja Kombëtare e PS-së, ka komentuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Rama u shpreh se vizita e Blinken është tregues se Shqipëria është ngritur në një tjetër nivel në arenën ndërkombëtare.

Rama: Besoj se ardhja e sekretarit të shtetit në Tiranë ka domethënie të veçantë për kontekstin në të cilën sot ndodhet Europa e bota. Për kohën shumë të ngarkuar të një sekretari shteti. Fakti që gjen të nevojshme vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin tregon në mënyrë të posaçme se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtarë, dhe çfarë përfaqëson sot Shqipëria në rajon.

Me krenari e them që Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen dhe të ardhmen e përbashkët dhe për tu ndarë nga një e kaluar e mbushur me tragjedi e prapambetje e raste të pafundura të humbura për ti lënë një vend më të mirë gjeneratave të tjera.

I pyetur nëse ka domethënie fakti që Anthony Blinken vjen në Shqipëri në të njëjtën ditë kur jepet vendimi për çështjen e McGonigal, Rama vetëm qeshi./ZËRI/

Poll

MOS HUMB