Politikë

Vota e diasporës/ Berisha: Njihni letërnjoftimet e BE! PS kundër: Po krijoni alibi për humbjen

Berisha kërkoi që të marrin pjesë në votime edhe shqiptarët që nuk kanë letërnjoftime shqiptare. 

k.m.
Vota e diasporës/ Berisha: Njihni letërnjoftimet e BE! PS kundër:
Sali Berisha, Flamur Noka dhe Taulant Balla

TIRANË- Debate mes maxhorancës dhe opozitës për votën e diasporës. Në fjalën e tij, nga Foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se emigrantëve që u ka skaduar dokumenti i identifikimit nuk po lejohen që të votojnë edhe pse kanë atë të vendit ku jetojnë. Po ashtu, kërkoi që të marrin pjesë në votime edhe shqiptarët që nuk kanë letërnjoftime shqiptare. 

"Kreu i narkoshtetit po bënë gjithçka për të sabotuar të drejtën e shqiptarëve jashtë vendit për votim, po kushtëzon votimin e qytetarëve me shtetësi shqiptare, shqiptar ata i bënë shtetësia pavarsisht dokumentit që kanë marr në vendin ku jetojnë. Ky është standardi i atij që ka frikë nga vota e shqiptarëve, nuk ka akt më absurd se ti thuash mbi 1 mln shqiptarëve që s’kanë dokumente biometrike të lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të vendit ku jetojnë që nuk mund të votojnë. Jeni i vetmi vend që nuk njihni dokumentet biometrike as të vendeve të BE dhe as të NATO-s, keni frikë dhe tmerr nga vota e tyre. U bëjë thirrje shqiptarëve të përgatiten për protesta para ambasadave të narkoshtetit,"-tha në fjalën e tij Berisha.

Përgjigjen e mori nga ministri i shtetit për Diasporën, Taulant Balla. Ky i fundit u shpreh se opozita po e përdor këtë çështje si një alibi për humbjen, duke deklaruar se ishte i bindur tek fitorja e socialistëve.

“E kam ditur prej disa vitesh e tani doni të bllokoni dy element thelbësorë. E ka detyrim parlamenti të miratojë gadishmërinë e qeverisë që postën edhe në kthim ta paguajmë ne. Hajdeni e mos e kushtëzoni votën me asgjë. Duhet të spostojmë afatin e regjistrimit të kandidatëve të pakën dhe me 10 ditë të tjera. Të tjerat janë rrena e alibi. Mos ma luaj gishtin por jepni votën. Edhe për një kërkesë që ju ka ardhur ju do e bëjmë. Keni frikë se Celibashi ju vjedh votat? Bujrum të numërojmë votat në prani të përfaqëuesve partiakë. Të tjerat alibi për humbjen."

Të njëjtën tezë si Berisha mbështeti edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili mori edhe shembullin e të atit, për çështjen e votës së emigrantëve. Për Nokën, maxhoranca po i pengonte shqiptarët që të votonin, pasi kishin frikë nga vullneti i tyre.

"Unë jam këtu për hallin e shqiptrëve. Me kushtetutë çdo shqiptar duhet që të votojë. Çdo shtetas duhet që të votojë sa kohë e ka emrin në gjendjen civile dhe shteti duhet që ti krijoi kushtet për të votuar. Por ju doni që të votojnë vetëm ata që keni në listat tuaja dhe nuk doni që të votojë e gjithë diaspora. Ju i mohoni të drejtën e votës, keni frikë. Ju brenda s’ju duan dhe jashtë ju refuzojnë,"-shtoi Noka. 

Me tone të ashpra i është përgjigjur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

"Që të jesh shtetas shqiptar ke të drejta dhe detyrime, për të ushtruar të drejtën e votës kodi ka duhet përcaktuar pasaport biometrike ose kartë ID të vlefshme. Ju thoni që ti jepet e drejta e votës edhe nëse kanë një dokument të vendit ku jetojnë. Po mirë me dokument shqiptar mund të votojnë një shtetas shqiptar në botë, jo, sepse nuk ja lejon. Po kemi rënë dakord kush ka një dokument identifikimi shqiptar që i ka skaduar përgjigjia jonë ka qenë po që mund të votojë. Ju e bllokoni sepse ju se keni dashur kurrë votën e diasporës. Lëre more dorën ti (i drejtohet Nokës), je një fosile,"-shtoi Manja./ZËRI

Poll

MOS HUMB