
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar që në zgjedhjet parlamentar që pritet të mbahen më 11 maj të vitit 2025 të mos ketë përfaqësues të partive që do të bëjnë numërimin e votave të emigrantëve. Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka propozuar që partitë mund të kenë vetëm vëzhgues, përse u përket procesit të numërimit të votave të Diasporës. Vëzhguesit, sipas Celibashit duhet të kenë të drejtë vetëm 1 herë të përjashtojnë numëruesit e KQZ.
Diskutimet po bëhen në mbledhjen që po zhvillohet në KQZ me rend dite:
1. “Për caktimi e kufijve dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor, për Zgjedhjet për Kuvend të vitit 2025”
2. “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore, për Zgjedhjet për Kuvend të vitit 2025”
3. “Mbi rregullat për numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë, dokumentacionin përkatës dhe mënyrën e plotësimit të tij, si dhe tabelimin e rezultatit të votimit nga jashtë”