TIRANË- Pas fjalës së ish-kryministrit Sali Berisha, mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së ka vijuar pa praninë e kamerave. Diskutimet mes deomkratëve kanë vijuar në lidhje me zgjedhjet e vitit 2025. Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka deklaruar se nëse zgjedhjet fitohen sërish nga mazhoranca, përgjegjësia do të jetë e opozitës si fillim.
Gjatë dikutimeve është komentuar sërish edhe caktimi i drejtuesve të qarqeve. Flamur Noka është shprehur se lista e drejtuesve të qarqeve është kompetencë e Kryetarit te PD. Sa i përket lëvizjes së drejtuesit për qarkun e Beratit, Noka ka deklaruar se Tomorr Alizoti ka kërkuar vetë të largohet.
Diskutimet:
Osman Stafa (Kryetar i PD në Durres): Do e pranoni sfidën qe te jeni poshtë në listë?
Paloka: Nëse Rama na i vjedh prapë zgjedhjet s’do dal më të them që na i vodhi. Përgjegjësia vjen tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë në zgjedhje për të marrë një mandat. Nëse na i vjedhin prapë jemi ne qe ja u kemi vjedhur demokratëve. Ta shohim ne këtë si betejë jet a vdekje. Mos e shihni këtë ndarje si sfidë me njëri tjetrin. Të jemi bashkë për të rrëzuar Ramën. Fushata të jetë luftë, jo në kuptimin figurativ.
Flamur Noka: Lista e drejtuesve të qarqeve është kompetencë e Kryetarit te PD. Neni 46 pika 2 Kryetari mund te ngrejë ekipe ndihmese.
I pyetur nga një anëtar perse Alizoti nuk është me drejtues politik në Berat, Flamur Noka tha se eshte respektuar kërkesa e tij për t’u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë.
Edi Paloka i përgjigjet Stafës: Nëse Rama na u vjedh prapë zgjedhjet nuk do dal më të them që na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë ne zgjedhje për të marre një mandat. Nëse na i vjedhin prapë jemi ne qe ua kemi vjedhur demokrateve. Ta shohim ne këtë si beteje jete a vdekje. Mos e shihni këtë ndarje si sfide me njeri tjetrin. Te jemi bashke për te rrezuar Ramen. Fushata te jete lufte, jo ne kuptimin figurativ.
Myslim Murrizi: Pse drejtuesit politik mos te votoheshin? Si hyjmë në qeveri teknike? Keni bere pazar me Ramen?
Flamur Noka: 'Mund t’i fryj unë ose dhe t'i Myslim, por nuk ndikohet Sali Berisha! Drejtuesit politik janë tagër i Kryetarit të PD-së!'.
Debate janë bërë dhe për Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn. Por Flamur Noka i doli në mbrojtje Gjekmarkajt
Myslim Murrizi: Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me vote. Erdhën si te bashkuar në diversitet e na u bënë diversante.'
Flamur Noka: Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shume se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja
‘ Agroni Gjekmarkaj ka thënë do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha. Jorida Tabaku tha vdiq Berisha politikisht!’- tha Murrizi.
I pyetur nga një anëtar perse Alizoti nuk është me drejtues politik në Berat, Flamur Noka tha se eshte respektuar kërkesa e tij për t’u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë. Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka u ka kërkuar të mos shohin zgjedhjen e drejtuesve politikë si sfide me njëri-tjetrin.
‘S’do dal të them na i vodhi zgjedhjet!" ka thënë Paloka duke kërkuar më shumë angazhim.