Politikë

‘Zbrazët kobure kundër nesh’, debat i fortë Noka-Klosi

Deputeti i PD Flamur Noka tha se PS ka dhuruar skena dhe më të shëmtuara në parlament gjatë viteve të demokracisë, teksa përmendi rastin e plagosjes së Azem Hajdarit.

D.XH
‘Zbrazët kobure kundër nesh’, debat i fortë
Klosi dhe Noka

TIRANË- Pas incidentit të sotëm në parlament, deputeti i PS Blendi Klosi dhe deputeti demokrat Flamur Noka zhvilluan një debat të ashpër në studion e emisionit Now.

Deputeti Flamur Noka tha se incidenti i sotëm në parlament nuk ishte asgjë. Ai përmendi faktin se PS ka përdorur koburen në parlament, duke kujtuar kohën kur Azem Hajdari është qëlluar parlament.

Ndërsa, Klosi nga ana e tij u shpreh se vula nuk bën askënd politikan.

Debati:

Flamur Noka: Keni zbrazur kobure kundër nesh. Keni zbrazur kobure kundër Azem Hajdarit. Asgjë nuk ke parë akoma.

Blendi Klosi: Pushka top t’ju bëhet. Por ne po flasim për politikë.

Flamur Noka: I ati juaj shpirtëror kështu e nisi. Ne duam të fitojmë lirinë dhe demokracinë, që na e keni mohuar.

Blendi Klosi: Sot jeni në një mini-minorancë, jeni shumë pak dhe jeni kapur pas historisë së vulës, sikur vula ju bën politikanë. Mirëpo, nuk iu bën vula politikanë.

Flamur Noka: Mua më respekto të drejtat e rregullores. Pse më ndërpret të drejtat atje në parlament. Lëri përrallat. Do na kthehen të drejtat që na keni mohuar.

Blendi Klosi: Ti deputet je bërë me firmën e Bashës. Ti, Berisha dhe deputetë të tjerë, jeni aty me firmë të Lulzim Bashës.

Flamur Noka: Më gjej një vendim, që Basha është kryetar i PD. Ndërsa, ka vendim gjykate që Berisha është kryetar i PD.

Sot, seanca parlamentare u ndërpre, pasi deputeti i PD Blendjon Nallbani dhe ai i PS, Vullnet Sinaj u përfshinë në konflikt fizik. Nallbati u përjashtua nga Kuvendi./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB