Politikë

“Zero negativ është mbreti i grupeve”, Rama dhuron gjak: Shtyn plakjen, lum kush jep

Gjatë vitit 2024 janë dyfishuar rritjet e dhurimeve vullnetare në shkallë vendi

E.K
“Zero negativ është mbreti i grupeve”, Rama dhuron gjak:
Rama dhuron gjak

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama, i është bashkuar sot fushatës për dhurimin e gjakut, ndërsa tha se përmes këtij procesi, individët arrijnë që të mbajnë organizimin në mënyrë më të shëndeteshme.

“Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut”, u shpreh kreu i qeverisë, teksa dhuroi gjak. Me grup gjaku 0 negativ, ai u informua nga mjekët se “ky është mbreti i grupit të gjakut që u jep të gjithëve dhe merr vetëm nga grupi i vet”.

Njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar u instalua sot në mjediset e brendshme të Kryeministrisë, ku përvecc Ramës, iu bashkuan dhe punonjës të tjerë të administratës.

“Ne e kemi traditë. Një pjesë këtu, që janë që nga bashkia, e dinë shumë mirë. Çdo vit, rigjenerohemi duke dhënë gjak. Sepse dhënia e gjak, nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që japin. Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut. Lum kush jep. Me dhurimin e gjakut, organizmi fiton energji të re. Nuk shmanget komplet plakja, por shtyhet më tutje”.

“Zero negativ është mbreti i grupeve”, Rama dhuron gjak:
Rama dhuron gjak

Gjatë vitit 2024 janë dyfishuar rritjet e dhurimeve vullnetare në shkallë vendi. Këtë e dëshmoi edhe një prej mjekeve të ekipit, e cila shpjegoi ndër të tjera se dhuruesit e rregullt dhe periodikë mbrojnë njëkohësisht me këtë akt, organizmin e tyre nga një sërë sëmundjesh.

“Ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm viti 2024 sepse kemi dyfishuar rritjet e dhurimeve vullnetare në shkallë vendi, përveçse ne bëjmë një gamë të gjerë analizash dhe këto çdo dhurues i përfiton falas. Por dua te them dhe disa benefite që ka individi kur dhuron gjak. Një prej tyre është që mbahen në nivele të shëndetshme depozitat e hekurit.

Duke dhuruar gjak në mënyrë periodike dhe të hekurt këto depozita të hekurit mbahen në këto nivele që janë të shëndetshme për organizimin, duke bërë të mundur të na mbrojnë nga një sërë sëmundjesh, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet neurologjike, bëjnë të mundur që viskoziteti i gjakut të ulet dhe në këtë mënyrë ne mbrohemi nga gjithë këto sëmundje. Një studim me evidencë shkencore që është bërë nga studiues të huaj kanë treguar që nëse dhurohet gjak prej 6 vitesh në mënyrë të rregullt dhe periodike një herë në 6 muaj atëherë mbrojnë me 95% përsa i përket sëmundjeve kardiovaskulare dhe neurologjike duke krahasuar me ata që nuk dhurojnë gjak”, u shpreh ajo./ZËRI 

Poll

MOS HUMB