Politikë

Zgjedhjet në Himarë, Komisioni Rregullator nuk miraton specifikimet teknike të fletës së votimit

Kandidatët për kryetar bashkie në Himarë janë ish-prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo dhe kandidati i opozitës Petro Gjikuria.

f.t
Zgjedhjet në Himarë, Komisioni Rregullator nuk miraton specifikimet
foto ilustruese

HIMARË-Komisioni Rregullator shqyrtoi sot projektvendimin “Për miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

Projektvendimi përcaktonte se përveç elementeve të sigurisë edhe elementë teknikë në formën e kodeve që identifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit, si dhe elementë të tjerë identifikues që nuk lexohen me sy të lirë. Projektvendimi u votua në parim me 3 vota pro dhe 2 kundër dhe nuk mori votat e nevojshme për t’u konsideruar i miratuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten e 12 Korrikut që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja. Kandidatët për kryetar bashkie në Himarë janë ish-prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo dhe kandidati i opozitës Petro Gjikuria.

Fredi Beleri u arrestua më 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për blerje votash. Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit e ka dënuar Belerin me 2 vjet burg. /ZËRI

Poll

MOS HUMB