Politikë

Zgjedhjet/ Vokshi dorëzon dokumente të reja në SPAK: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë në krime zgjedhore

Në një prononcim para mediave, Albana Vokshi akuzoi Partinë Socialiste për keqpërdorimin e administratës publike në funksion të fushatës zgjedhore.

k.m.
Zgjedhjet/ Vokshi dorëzon dokumente të reja në SPAK:
Albana Vokshi

TIRANË- Albana Vokshi, kandidate për deputete nën siglën e Partisë Demokratike, ka depozituar sot kallëzime të reja në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Edhe sot në SPAK, ajo është paraqitur kallëzueses për krime zgjedhore, duke ofruar informacion shtesë mbi denoncimet e mëparshme.

Në një prononcim para mediave, Albana Vokshi akuzoi Partinë Socialiste për keqpërdorimin e administratës publike në funksion të fushatës zgjedhore. Ndërsa edhe njëherë përsëriti thirrjen që nëpunësit e shtetit të mos përfshihen në veprime të paligjshme, duke kryer shkelje të Kodit Zgjedhor.

“Me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje të përditshme. I bëjmë thirrje çdo nëpunësi të administratë publike, çdo mësuesi, të mos bëjë pjesë në krime zgjedhore. Të largohen nga sistemi i patronazhimit. Çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë. Çdo kush që bën detyrën e nëpunësit civil, do të mbështetet nga qeveria e PD. Kushdo që përfshihet në krime zgjedhore duke bërë patronazhimit, duke dhënë shërbime që ua garanton ligji, kundrejt votës, do të përballet me drejtësinë herët a vonë. Unë u thirra për të dhënë informacione shtesë si pala kallëzues për të dhënë informacione shtesë,”- u shpreh ajo.

Policia e Shtetit ka referuar në Prokurori rreth 20 raste që lidhen me krimet zgjedhore, ndërsa SPAK ka nisur hetimet për dy raste, një në Fier dhe një në Durrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB