Politikë

Zjarrfikësit përfitojnë një pagë shtesë, Balla: Marrëveshje me marketet që policët të përfitojnë ulje

Balla tha se brenda kësaj jave pritet që të mbyllet marrëveshja me disa rrjete supermarketesh, që punonjësit e policisë të mund të përfitojnë ulje

E.K
Zjarrfikësit përfitojnë një pagë shtesë, Balla:
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla është shprehur pas mbledhjes së qeverisë, se punonjësit e repartit zjarrfikës do të marrin një pagë shtesë për punën e bërë. Balla tha gjithashtu se për ata që kanë shërbyer për shuarjen e zjarreve gjatë verës, në vend dhe Greqi, do të shpërblehen me dy paga.

“Lajmi tjetër është mirënjohja që qeveria u jep të gjithë punonjësve të zjarrfikëses. Ata do të shpërblehen për përballjen me situatën e vështirë të zjarreve. Qeveria do t’i transferojë fondin, që natën para natës së vitit të ri marrin vlerësimin e një page mujore. Zjarrfikësit shqiptarë që shërbyen për zjarret në vend dhe Greqi, do të marrin dy paga”, tha Balla.

Ministri dha detaje dhe në lidhje me vendimin për punonjësit e policisë, ku tha se secili prej tyre do t’i shlyhet detyrimi i prapambetur i pagesës së ushqimit. Po ashtu shtoi se duke filluar nga 2024, do të paguhen çdo muaj duke e kthyer në një praktikë.

“Doja të ndaja me ju dhe publikun një sërë vendimesh të rëndësishme që kemi marrës sot. Së pari dua që të informoj punonjësit e policisë se qeveria shqiptare sapo ka miratuar vendimin për të shlyer një detyrim prej shumë kohësh ndaj punonjësve të policisë së shtetit, i cili lidhet me pagesën e ushqimit të punonjësve të policisë gjatë gjithë kohës së ushtrimit të detyrës dhe po ashtu dhe gjatë gjithë kohës të angazhimit të tyre në misione, operacione dhe përballimin e situatave të emergjencave civile.

22 ditë pune në muaj, punonjësi do të marrë pagesë për një vakt. Pra, rreth 264 pagesa në vit, do të marrë një pagesë prej gati 118 mijë lekë të reja, detyrim për 2023. Shpërblimi më i madh që mund të ketë marrë një punonjës policie, por vlerësojmë maksimalisht punën e punonjësve të policisë së shtetit.

Nga trajtimi me pagë i ushqimit, do të përfitojnë 9664 punonjës policie. Kemi dashur ta bëjmë më herët, por tani për shkak të forcimit të ekonomisë. Në këto kushte të reja, ne kemi mundësinë që ky shpërblim këtë vit, në 2024 kjo do të jetë një politikë. Gjithashtu dua t’ju informoj se në rastet e angazhimeve në operacione, pagesa është më e lartë”, tha Balla.

Balla tha se brenda kësaj jave pritet që të mbyllet marrëveshja me disa rrjete supermarketesh, që punonjësit e policisë të mund të përfitojnë ulje nga 15-20% në blerjen e ushqimeve.

Poll

MOS HUMB