Qytetërim

5 histori tragjike dashurie që e "mbërthyen" Hollywood-in

Ndonjëherë jeta e tejkalon imagjinatën.

k.m.
5 histori tragjike dashurie që e "mbërthyen" Hollywood-in
Patrick Swayze dhe Lisa Niemi

TIRANË- Historia e Romeos dhe Zhulietës, Madame Bovary dhe Anna Karenina janë disa nga historitë e famshme tragjike të dashurisë dhe romancës që kanë "mbërthyer" miliona njerëz në botë, përmes letërsisë dhe kinemasë. Shumë herë, sigurisht, realiteti e kalon imagjinatën. Këto janë 5 histori të vërteta dashurie që patën fundin më të keq të mundshëm por që kujtohen edhe sot. 

Patrick Swayze dhe Lisa Niemi

5 histori tragjike dashurie që e "mbërthyen" Hollywood-in
Patrick Swayze dhe Lisa Niemi

Valltarja dhe koreografja Lisa Niemi u takua me aktorin dhe balerinin Patrick Swayze kur ishte 14 vjeç. 5 vite më vonë ata ishin të martuar dhe jetuan një jetë të lumtur nga viti 1975 deri në vitin 2009. Çifti kishte gjithmonë interesa të përbashkëta, përtej kërcimit dhe spektaklit, dhe rrisnin kuaj, madje themeluan edhe një kompani ndërtimi. Derisa Swayze u diagnostikua me kancer pankreatik. 20 muaj pas diagnozës së tij, Swayze ndërroi jetë dhe Niemi mbeti vetëm, duke u përpjekur të përballonte humbjen e njeriut me të cilin praktikisht u rrit.

Heath Ledger dhe Michelle Williams

5 histori tragjike dashurie që e "mbërthyen" Hollywood-in
Heath Ledger dhe Michelle Williams

Dy aktorët e talentuar u takuan në xhirimet e filmit të "Ang Lee Brokeback Mountain" në 2004. Sipas skenaristit Diana Ossana, Ledger ra në dashuri me Williams sapo e pa. Ossana kuptoi se çfarë po ndodhte kur Williams pati një aksident në këmbë dhe Ledger qëndroi me të derisa ajo shkoi në spital, duke bërë gjithçka që mundej për ta qetësuar. Në vitin 2005, Williams lindi vajzën e tyre, Matildën. Por Ledger kishte një histori abuzimi me ilaçet e gjumit sepse vuante nga insomania. Aktori vdiq nga mbidoza e pilulave të gjumit dhe ilaçeve kundër ankthit, në moshën 28-vjeçare.

Lea Michele dhe Cory Monteith

5 histori tragjike dashurie që e "mbërthyen" Hollywood-in
Lea Michele dhe Cory Monteith

"Finn" dhe "Rachel" (personazhet që luanin në serialin  Glee) kishin qenë miq prej vitesh, megjithëse sipas Michele "Cory ishte njeriu më i pashëm që kishte parë ndonjëherë". Deri në vitin 2011, aktorja ishte në një lidhje tjetër dhe pas ndarjes së saj, ajo tregon se thjesht e panë njëri-tjetrin dhe vendosën se do të ishin bashkë. Lidhja e tyre zgjati vetëm disa muaj, ishte shumë e fortë. Para Cory se të vdiste, çifti bëri plane për të pasur fëmijë dhe diskutonin shpesh se do plakeshin së bashku. Por Monteith kishte vite që abuzonte me substanca, kështu që në mars 2013 ai vendosi të hynte sërish në rehabilitim. Në verë, ai u gjet i vdekur në një hotel në Vankuver, për shkak të mbidozës së heroinës dhe konsumit të alkoolit. 

Liam Neeson dhe Natasha Richardson

5 histori tragjike dashurie që e "mbërthyen" Hollywood-in
Liam Neeson dhe Natasha Richardson

Aktori irlandezo-verior u takua me kolegen e tij britanike Vanessa Redgrave në vitin 1993. Në atë kohë, Richardson ishte ende i martuar me burrin e saj të parë, por kimia mes saj dhe Neeson thjesht ndodhi. Brenda një viti nga takimi i parë, ata u martuan dhe në vitin 1995 sollën në jetë djalin e tyre të parë. Në mars 2009, Richardson ishte në Kanada duke bërë ski, ku u rrëzua. Ajo mendoi se nuk ishte asgjë serioze, por disa orë më vonë filloi të kishte dhimbje koke. Ajo u dërgua me urgjencë në një spital të Nju Jorkut, ku menjëherë pas kësaj mbërriti edhe Neeson. Fatkeqësisht goditja ishte e rëndë dhe dy ditë më vonë Richardson ishte gjallë por truri i kishte vdekur. Çifti kishte rënë dakord që nëse kjo do t'i ndodhte njërit prej tyre, tjetri do të vendoste se kur duhet t'i jepej fund.

“U afrova, i thashë se e dua. Unë i thashë asaj 'dashuria ime, nuk do të shërohesh nga kjo. Ti godite kokën."

Më pas, Neeson u detyrua të merrte vendimin më të vështirë të jetës së tij, i dha fund jetës të së shoqes. U deshën pesë vite që ai të fliste për ngjarjen në media. Në vitin 2016 ai shkroi: Thonë se gjëja më e vështirë në botë është të humbasësh dikë që do. Gruaja ime vdiq papritur. Më dha kaq shumë gëzim. Ishte gjithçka për mua.

Grace Kelly dhe Princi Rainier III

5 histori tragjike dashurie që e "mbërthyen" Hollywood-in
Grace Kelly dhe Princi Rainier III

Bukuroshja amerikane u takua me Princin e Monakos në vitin 1955, kur mbërriti në Kanë, e ftuar në Festivalin e famshëm të Filmit. Kelly vizitoi pallatin, ku u takua me babain e Rainier dhe më pas me të birin. Me Rainier, ecën së bashku për pak nëpër kopshte, njëri u magjeps nga tjetri dhe brenda pak muajsh u bë propozimi për martesë. Aktorja fituese e çmimit Oscar do të bëhej princeshë në pranverën e vitit 1956. Dasma e çiftit është një nga ngjarjet më të rëndësishme botërore të shekullit të kaluar. Kelly la karrierën e saj në Amerikë për t'u zhvendosur në Mesdhe, ku u mor personalisht me rritjen e tre fëmijëve të saj. Në vitin 1982, në moshën 52-vjeçare, ajo pësoi një goditje në tru dhe makina e saj doli nga rruga. Në mjet, ajo shoqërohej nga vajza e saj e vogël, Stéphanie, e cila gjithashtu mbeti e plagosur dhe nuk arriti të merrte pjesë as në varrimin e nënës së saj, që u bë pak ditë pas aksidentit. Rainier mbeti i vetëm deri në vdekjen e tij në vitin 2005. Dëshira e tij e fundit ishte të varrosej pranë saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB