TIRANË- Mbrëmjen e djeshme në Big Brother, pati një përballje emocionuese mes konkurentit Mal Retkoceri, dhe babait të tij, pasi prej vitesh ata kishin ndërprerë çdo kontakt me njëri tjetrin. Mal nuk pranoi që ta takonte babanë e tij, në një moment të vështirë televiziv, dhe tha se nëse takimi mes tyre do të ndodhte në një të ardhme, do të ishte pa praninë e kamerave.
Babai i tij duket se nuk ka mbetur i qetë pas refuzimit, dhe ka hedhur akuza të forta ndaj ish bashkëshortes së tij, këngëtares së njohur nga Kosova, Vikoletë Kukaj, duke thënë se ajo nuk e ‘lejon’ të birin që të takohen. Ai më tej ka shtuar se është i gatshëm që të bashkohet me familjen, por se është ish-gruaja e tij që sipas tij nuk dëshiron.
“Ktheu jetës së mbarë, realitet, mbarësisë, rehatllëkut”, tha ai kur u pyet se cili është mesazhi i tij për të.
Ndërkohë ai tha se ka qenë ai që e ka bërë ‘yll’ të skenës.
“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë… ajo vinte nga një familje e dobët ekonomikisht para se të martohej me mua”, shprehet ai.
Çfarë thanë të dy gjatë përballjes në distancë
Mali: Jam pak shpirt i lirë dhe s’e kam pritur që do adaptohem kaq shpejt, edhe pse rri me pak njerëz, kam surprizuar veten. Nuk jam futur me strategji, jam futur të tregoj karakterin tim, kjo është e rëndësishme për mua.
Për nënën e përshëndes shumë, jemi si shokë. Nëna më ka dhënë jetën dhe i kam shumë borxhe dhe ishalla ia kthej një ditë. Më kanë përkrahur, sidomos nëna, për të gjitha gjërat që kam bërë dhe më ka thënë që je për atë format dhe ishalla e kam bërë krenare atë.
Me vëllain i kemi mendimet të ndryshme, por e dua shumë, po me të dy i kam marrëdhëniet e ndryshme që i shijojmë. Shpresoj që t’i kem bërë krenarë dhe i kam qëndruar vetes ashtu si duhet.
Për mua kjo është më e rëndësishmja: të mos bëj gabime dhe të mos ul dikë pa nevojë. Rri vetvetja dhe deri tani ashtu kam qëndruar.
Babi i Malit: Ma i bukuri, ma i miri, llokum. Kemi 7 vite e tre muaj që nuk jemi parë e takuar. Ka qenë periudhë shumë e vështirë. Unë me bashkëshorten time jemi ndarë dhe fëmijët kanë qenë të prekur. Ka pasur ditë që më takonin, më flisnin, por një ditë nuk erdhën as të më takonin e as të më flisnin.
Mali nuk ka asnjë arsye që mua të mos më takojë; e kam mbajtur si pëllumbin, edhe unë edhe gjyshja. Qajmë për të natë e ditë. Ai e ka hallin e nënës së vet.
Violeta ka shtatë vëllezër dhe unë kam raporte shumë të mira me ta, edhe nëna m’i marrin në telefon. Edhe me Njomzën edhe me Anisin, edhe ajo jeton në Gjermani dhe u uroj jetë të gjatë Njomzës dhe djalit të saj që bën një vjeç
Mali: Nuk është e vështirë, po zgjedh mos të përmend, jo se kemi hequr përpara unë, nëna, motra dhe vëllai.
Shumë pata qejf prej nënës ose motrës, shans të dytë i jepet njerëzve që gabojnë dhe mësojnë nga gabimet, jo atyre që vetëm gabojnë dhe nuk të lënë të ecësh përpara. Unë i uroj të gjitha të mirat në jetë, por kur të vijë dita do e takojë ku nuk ka kamera.