KOSOVË- Reperi kosovar Fero ka reaguar publikisht ndaj deklaratës së gjatë të ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, e cila e përshkroi marrëdhënien e tyre si problematike. Në një postim në rrjetet sociale, Arbenita e akuzoi këngëtarin si dhunues, përdorues droge, si dhe pë tradhti, kërcënime dhe braktisje të plotë të përgjegjësive si bashkëshort e prind.
Nuk ka vonuar shumë as përgjigjia e Feros, i cili përmes një reagimi publik e ka quajtur deklaratën e ish-bashkëshortes si "një përpjekje për njollosje". Reperi ka mohuar të gjitha akuzat, teksa e quan Arbenitën "analfabete" dhe i kujton asaj se e mori famën pikërish prej tij.
“3 vite më vonë… ti zgjohesh me akuza të rreme? Kush të mësoi të shkruash? Ti s’di as të gërmëzosh, komplet analfabete. Mbaj mend: fama që more ishte nga të ndenjurit krah meje. Vetëm kur doli urdhër-arresti, fillove të flisje pa kuptim. Gjykata do të merret me njollosjen tënde. Ti je në arrati, jo unë”, shkruan reperi./ZËRI