Qytetërim

Arrestohet Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

Viktima ka marrë plagë të rënda dhe po mjekohet në spital, si pasojë e dhunës së ushtruar nga dy vëllezërit

F.I
Arrestohet Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij
Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi

KOSOVË-Moderatori dhe ish-banori i 'Big Brother Vip' Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij Rinor Mjekiqi janë vendosur në pranga. Dyshja ndodheshin në kërkim prej datës 11 korrik.

Ngjarja ka të bëjë me një përleshje fizike mes dy vëllezërve Mjekiqi dhe Egzon Grajqevçit. Ky i fundit ka marrë plagë të rënda dhe po mjekohet në spital, si pasojë e dhunës së ushtruar nga dy vëllezërit, për shkaqe ende të panjohura.

Policia e Kosovës konfirmoi ndalimet për akuzën e rrahjes me pasoja të rënda ndaj një personi, për ngjarjen e ndodhur më 11 korrik të këtij viti, pas konfliktit mes dy palëve. Meritoni dhe vëllai i tij janë marrë në pyetje nga organet kompetente dhe me vendim të prokurorit të çështjes, janë dërguar në paraburgim./ZËRI

Poll

MOS HUMB