Qytetërim

Merr fund martesa! Gjykata shpall divorcin e "Ferragnez", ja çfarë u vendos për dy fëmijët

Sipas vendimit të Gjykatës, Fedez do të mbulojë shpenzimet e shkollimit dhe kujdesit shëndetësor të fëmijëve, ndërsa nuk parashikohet asnjë pension ushqimor as për fëmijët e as për Chiara Ferragni.

zh.ll
Merr fund martesa! Gjykata shpall divorcin e "Ferragnez", ja

ITALIA- Një nga martesat më të përfolura në Itali dhe jo vetëm, ajo mes Fedez dhe Chiara Ferragni ka përfunduar zyrtarisht. Mediat italiane bëjnë me dije se ditën e djeshme është bërë me dije zyrtarisht divorci nga Gjykata e Milanos. Mësohet se avoktatët respektivë kanë nëshkruar njëmarrëveshje, sipas së cilës të dy prindërit kanë kujdestarinë e fëmijëve, me pjesëmarrje të barabartë.

Sipas vendimit të Gjykatës, Fedez do të mbulojë shpenzimet e shkollimit dhe kujdesit shëndetësor të fëmijëve, ndërsa nuk parashikohet asnjë pension ushqimor as për fëmijët e as për Chiara Ferragni.

Pas muajsh tensione, martesa e Chiara Ferragni dhe Fedez marrë fund pas gjashtë vitesh dhe dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria. Ndarja e tyre u shoqërua me skandale tradhtie nga të dyja palët, që akuzonin njëra-tjetrën për pabesi gjatë kohës që kanë qenë të martuar. Megjithatë, si reperi ashtu edhe influencerja kanë ta menaxhojnë përfundimin e martesës së tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur betejat e zgjatura ligjore./ZËRI

Poll

MOS HUMB