Qytetërim

Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare aktori i njohur, Naun Shundi

Aktori u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, pasi nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej pak kohësh. 

zh.ll
Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare
naun shundi

TIRANË- Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi, ka mbyllur sytë përgjithmonë. Aktori u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, pasi nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej pak kohësh. 

Sëmundja e detyroi që të linte punën në teatrin "Zonja e Bujtinës", i themeluar nga vetë ai, ndërsa dërgua në një spital të Francës për mjekim të specializuar. Më 22 gusht, u nis nga Franca për në Shqipëri për të marr trajtimin në QSUT për shkak të sëmundjes së rëndë nga e cila vuante.

Familja e aktorit kërkoi ndihmë e shqiptarëve për ta shpëtuar, pasi kostat e larta në spital janë të papërballueshme.  Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës garantuan trajtimin mjekësor për aktorin dhe intelektualin që ka kaluar më shumë se 46 vite në Tetarin Kombëtar. Por, përpos ndihmave dhe ndërhyrjeve mjekësore, Shundi nuk ia doli dot.

Kush ishte Naun Shundi

Naund Shundi kishte një karrierë më shumë se 46 vite në Teatrin Kombëtar shqiptar, regjisor, dramaturg, aktor i më shumë se 100 roleve në Teatër dhe 20 në film. Gjithashtu, Profesor dhe krijues i Teatrit të parë privat në Shqipëri, “Zonja e Bujtinës”. Aktualisht aktor në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.

Ka kryer rreth 60 role prej të cilave mund të përmendim:

1983 – “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha, Dhimitër Pecani)
1989 – Linke – “Kryqi i Bardhë “ (Breht, Kumbaro)
1990 – Çezari – “Natë me hënë” (Budina)
1991 – Luixhi – “Zgjimi” (Marko, Budina)
1991 – Ezopi – “Ezopi” (Figereida, Pecani)
1992 – Aldo – “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri” (Fo, Kutali)
1992 – Shtefan – “Loja e Pushimeve” (Sebastian, Kutali)
1993 – Fando – “Fando e Lis” (Arrabal, Qiriaqi
1993 – Urani – “Zoti godet me putër” (Bezhani, Kame – Teatri Bylis-Fier)
1994 – Martin – “Këngëtarja tullace” (Jonesko, Qiriaqi)
1995 – Bepe, Damian – “Oportunesku” (Mushatesku, Manolesku)
1995 – Skulptori – “Tiranozauri” (Trebeshina, Kame)
1996 – Aktori – “Në katin e dytë është parajsa” (Bezhani)
1998 – “Kopshti me dallendyshe” (Babis Cilkiropulos, Kiço Londo – Teatri Kombëtar)
1999 – Doktori Arshambo – “Darka e të marrëve” (Kame)
“Frike dhe mjerim në rajhun e tretë” (Breht)
“Si e mposhta Musolinin” (Haqif Mulliqi)
“Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur” (Breht, Publimedia)
“Shtrigat e Salemit” (Spiro Duni, Teatri Kombëtar)
2006 – “Drejt perendimit”
2007 – “Kontrata” (Mrozhek)
2008 – “Fishkëllime në errësirë” (Spiro Duni)
Film i Fatmir Koçi-t, “Berberi”
“Darka e gabuar” (Fatos Haxhiraj)
“Zoopark” (Milto Kutali)
“Mysafiri i mallkuar” (Ilir Bezhani)
2010 –“Një tablo absurde” (Hysi, Milto Kutali)
2012 “Ëndrra e Ismail Qemalit” në rolin e Faik Konicës (Spiro Duni, Teatri Kombëtar)
2012 – “Henry IV (Globe to Globe, World Shakespeare Festival 2012)
2014 – “Liri në Bremen” (Fassbinder – Teatri Kombëtar)
2016 – “Tri Motrat“ (Teatri Kombëtar)/ZËRI

Poll

MOS HUMB