
ITALI- Baronesha Anna Malfatti ndërroi jetë në vitin 2023 në moshën 87-vjeçare. E moshuara vendosi t'i linte gjithë pasurinë e saj ndihmëses shqiptare. Dhe po flasim për gati 1 mln euro "cash", 6 apartamente; që gjithsej kapin vlerën e gati 5 milionë eurosh. Por vullneti i fundit i të ndjerës nuk është pritur mirë nga 8 nipërit e saj, të cilët të ndihmuar nga avokati Claudio Malfer – kanë vënë në dyshim trashgimninë. Ata ngritën një padi civile, duke kërkuar anulimin e testamentit dhe ngritën një kallëzim penal kundër kujdestares 44-vjeçare - e mbrojtur nga avokati Nicola Canestrini - duke e akuzuar se e kishte mashtruar të moshuarën që të firmoste për të.
Sipas Prokurorisë Publike Rovereto, 44-vjeçarja dyshohet se "abuzoi gjendjen e klientes së saj për të kuptuar dhe për të vendos", duke i marrë pasurinë. Siç thuhet në aktakuzë, në mars 2022, kujdestarja dyshohet se e ka shtyrë gruan e moshuar që të hartonte një testament me emrin e saj. Ndaj deri në marrjen e një vendimi, pasuria është sekuestruar. Nga ana tjetër, shqiptarja 44-vjeçare ende nuk e ka pranuar trashëgiminë, duke u shprehur se nuk pranon asgjë derisa ligji të vendosë së çfarë realisht i takon asaj.
Vendimi për çështjen do të merret më 8 maj.
Gjatë seancës paraprake, avokati i shqiptares tha: Në këtë proces, unë shoh rrezikun e racizmit, madje edhe të pavetëdijshëm. Nipërit e mbesat flasin për linjën e gjakut që duhet respektuar sikur klientja ime të kishte qenë një person i parëndësishëm në jetën e baroneshës. Megjithatë, ky nuk është rasti. Ju vë në dijeni se klientja ime vazhdonte dhe shkonte në shtëpinë e zonjës edhe kur e hoqën nga puna. E ndjera donte që klientja ime ta vendoste në shtrat edhe pse nuk e kishte më në punë. Në 25 vjet karrierë, nuk kam pasur kurrë dëshmitarë që të më thërrisnin si miqtë e Maria Malfatti-t dhe madje edhe menaxherët e dyqaneve që frekuentonin e moshuara dhe klientja ime. Të gjithë më kanë thënë se ishte shqiptarja ajo që e ndihmonte me çdo gjë.
Por mesa duket mbrojtja e shqiptares që nuk është identifikuar me emër ka edhe një tjetër as nën mëngë. Kanë gjetur një video kur po hartohej testamenti para një noteri më 21 mars 2022.
"Në këtë video - shpjegon Canestrini - Malfatti korrigjon profesionistin me emrin e shërbyeses së saj, dhe i jep versionin e saktë. Kështu që ajo ishte plotësisht e vetëdijshme për atë që po ndodhte”.
Prokuroria, nga ana e saj, ka paraqitur edhe versionin e një mjeku psikiatër, i cili në bazë të dokumentacionit të grumbulluar pas vdekjes së të moshuarës, konstatoi se gruaja vuante nga një "rënie konjitive" (humbja e një ose më shumë funksioneve njohëse, domethënë atyre aftësive që na lejojnë të perceptojmë botën përreth nesh dhe të lidhemi me të tjerët) që i kishte nisur disa muaj para se të ndërronte jetë në nëntor 2023.
Tashmë të gjithë letrat janë të hapura në tavolinë, i takon vetëm gjyqtarit të japë vendimin!/ZËRI