
TIRANË- Bernard Hulme, banori i 'Big Brother Vip 4', një emigrant shqiptar i lindur dhe rritur në Tiranë ka treguar linjën e jetës së tij. Në një bashkëbisedim me banorët, Bernardi ka rrëfyer se si e ka kuptuar se ishte homoseksual, ndarjen nga partnerja si dhe partnerët meshkuj që ka pasur ndër vite.
Bernardi rrëfeu se vajza e tij e madhe ishte e ish-gruas së tij, dhe kur e ka takuar për herë të parë ka qenë vetëm 3-vjeç. Banori tregoi se e ka marrë nën kujdestarinë e tij vajzën e ish-bashkëshortes vetëm 1 vit pasi kishte lindur vajza e tyre biologjike. Ndër të tjera Bernardi ka rrëfyer një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur kur ishte fëmijë e cila i ka ngelur gjurmë gjatë gjithë jetës. Ai është abuzuar seksualisht nga komshiu i tij. Ai theksoi se në moshën 37-vjeçare e kuptoi që ishte një mashkull homoseksual.
Por detaje të reja janë zbuluar nga jeta e tij. Burime jo zyrtare tregojnë për “Ora News” se Bernardi ka lidhje farefisnore me deputetin Lulzim Basha, ku thuhet se ai dhe Basha janë kushërinj të parë mes tyre (djem xhaxhallarësh). Diçka e tillë nuk është konfirmuar publikisht, pasi dhe vetë Bernardi, sipas burimit, nga Basha mban mbiemrin Hulme, ndërkaq, se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje mes Bashës dhe Bernardit pritet të mësohet në ditët në vijim.