Qytetërim

'S'më pëlqen të qaj'! Sylvinho ende pa formacion para sfidës me Poloninë: Pllana dhe Shehu na ndimojnë, por se di

Teksa u ndal te formacioni zyrtar i skuadrës, tekniku brazilian u shpreh se ende nuk ka vendosur se cilët lojtarë do të zbresin në fushë.

I.F
'S'më pëlqen të qaj'! Sylvinho ende pa formacion
Sylvinho

VARSHAVË- Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur në një konferencë për mediat, pas mbërritjes në Varshavë, Poloni. Sylvinho foli edhe për mungesat në skuadrën kuqezi, por tha se “nuk mund të qahemi”. Teksa u ndal te formacioni zyrtar i skuadrës, tekniku brazilian u shpreh se ende nuk ka vendosur se cilët lojtarë do të zbresin në fushë.

“Kjo skuadër është rritur shumë. Kemi lojtarë që luajnë si sulmues krahu, por edhe në qendër. Siç e thash edhe më herët, nuk më pëlqen të qaj. Është e vërtet që na mungojnë 2-3 lojtarë, por duke u bazuar te karaktersitikat e lojtarëve, nuk mund të qahemi. Nuk ia kam idenë se përse ai tha se do të na mundin nesër. Ai është një njeri i qetë, kanë një skuadër të madhe, luajnë në shtëpi. E kuptoj presionin. Nuk jemi të surprizuar. Ne kemi një ekip të madh. Në Europianin e 2024 kishim tre ndeshje radhazi me tre skuadra të mëdha, duke marrë shumë eksperiencë. Në 90 minuta ndodhin çdo gjë. Jemi gati të luajmë 90 minuta nesër.

Jam mirë. Kjo është pjesa më e vështirë për një trajneri të kombëtareve. E kemi ndjekur kampionatin polak. Dy vite më parë, kemi qenë këtu duke parë një ndeshjes së Muçit. Duke pasur Pllanën dhe Shehun pjesë të skuadrës na ndihmojnë. Nuk e di a do të luajnë të tre, por pjesëmarrja e tyre na ndihmon. Pllanën e ndjekim prej gjashtë muajsh. Kemi pasur vetëm dy stërvitje, sot kemi të fundit dhe ende nuk e kam ndarë mendjen për formacionin përfundimtar”, tha Sylvinho./ZËRI

Poll

MOS HUMB