
PRISHTINË- Këngëtarja Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël! Këngëtarja sapo ka konfirmuar zërat se ajo është shtatzëne përmes një postimi në rrjetet sociale. Dafina, në postimin e saj ka vendosur një zemër blu, që simbolizon gjininë e bebit të saj.
“Dua te shpreh nje falenderim te posaqem per gjithe stafin e Klinikes Amerikane Dr behar Kusari per perkushtimin e tyre dhe mbi te gjitha perkrahjen emocionale dhe mbeshtetjen ne cdo moment. Qasja e tyre profesionale ne rrugetimin me te rendesishem jetesor, eshte nje motiv per secilen femer qe te perjetoj momentet me te lumtura jetesore dhe te ndjehesh e lire te bisedosh per cfaredo shqetesimi dhe te pranosh mbeshtetje 24h nga ekipa.
Une kam vendos qe shtatzenine ta percjell ne American Clinic dr Behar Kusari sepse gjithmone kam besuar dhe e kam vertetuar se ne Kosove mund te ndjehesh e sigurte te marresht trajtimet shendetesore prandaj dhe kam vendosur qe te lind dhe djali im te kete vendlindjen ne Kosove, edhe pse kam pasur mundesi te kthehem ne Suedi dhe ta kryej”, shkruan Dafina.
Dafina dhe Kreshniku do bëhen prindër të një djali. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto me barkun e rrumbullakosur, gjithashtu edhe ekon e bebes. Këngëtarja dhe biznesmeni u martuan së bashku në verën e vitit të kaluar. /ZËRI