
MIAMI- Këngëtarja Jennifer Lopez ka folur rreth divorcit të saj me Ben Affleck dhe arsyet pse e çuan atë që të marri këtë vendim të rëndësishëm në jetën e saj.
Këngëtarja 55-vjeçare tha se ajo gjithmonë i lexon komentete që shkruhen për të në internet dhe urrejtjen që ajo ka marrë gjatë kësaj kohe. Ajo tha se këto fjalë nuk kanë asnjë ndikim për të, sepse ajo ndihet mirë me vendimin që ka marrë.
“Unë di gjithçka që shkruhet dhe thuhet për mua dhe nuk jam e tillë si person. E njoh veten time. Nuk më vjen aspak keq për divorcin. Kjo nuk do të thotë se nuk u lëndova, pothuajse më shkatërroi. Nga ana tjetër mendoj se është pikërisht ajo që më duhej për të hapur sytë. Faleminderit Zot. Më fal që më zgjati kaq shumë dhe që t'u desh ta bëje kaq shumë për të më treguar çfarë është e mira për mua. Ka raste kur mendoja se i kisha kuptuar të gjitha, atëherë jeta të dërgon një gjë tjetër dhe të pyet nëse do biesh përsëri. Le të shohim nëse e ke mësuar se çfarë është e gabuara. Dhe unë tani e kam mësuar. Ose rritesh ose vdes, unë nuk dua të vdes”, tha Lopez.
Jennifer Lopez fillimisht u fejua me Ben Affleck në fillim të viteve 2000, por më pas u ndanë. Marrëdhënia e tyre filloi sërish në vitin 2021, dhe u finalizua në martesë në vitin 2022. Më 20 gusht 2024, ajo bëri kërkesë për divorc, në përvjetorin e dytë të martesës së tyre. /ZËRI