Qytetërim

Jennifer Lopez nuk e ka ndarë mendjen? Ylli kthen foto me varësen 'Ben' edhe pse po divorcohet nga ai

Lopez bëri kërkesë për divorc në përvjetorin e dytë të ceremonisë së tyre të martesës.

F.I
Jennifer Lopez nuk e ka ndarë mendjen? Ylli kthen foto me varësen
Jlo me varesen 'Ben'

SHBA- Jennifer Lopez duket se nuk e ka ndarë akoma mendjen nëse do të divorcohet ose jo nga Ben Affleck. Në foton e saj të fundit, ndjekësit kanë vënë re se këngëtarja mban në qafë një varëse që shkruan ‘Ben’ të cilën e kanë lidhur me bashkëshortin e saj Benn Affleck me të cilin është në proçes divorci.

Por në fakt nuk është kështu, sipas mediave vendase fotoja është e shkrepur muaj më parë, përpara se Lopez të niste divorcin me Affleck, nuk dihet nëse rikthimi i fotos ka qënë rastësi apo një sinjal për Affleck, por një gjë është e sigurt, sipas ndjekësve shkëlqimi i varëses i përshtatet yllit të skenave botërore.

Lopez u ribashkua me Affleck në maj 2021 dhe njoftoi fejesën e tyre në prill 2022. Ata u martuan në korrik të atij viti. Çifti festoi martesën e tyre për herë të dytë në gusht 2022 gjatë një ceremonie martesore luksoze në Gjeorgji. Festimet u mbajtën në ambjentet e kompleksit prej 87 hektarësh të Affleck në periferi të Savanna. Lopez bëri kërkesë për divorc në përvjetorin e dytë të ceremonisë së tyre të martesës./ ZËRI

Poll

MOS HUMB