Modelja Ajsel Abazi ka bërë publike për herë të parë disa pretendime të forta ndaj ish-partnerit të saj, futbollistit Eros Grezda, duke e akuzuar se nuk është i pranishëm në jetën e djalit të tyre.
Përmes një postimi në InstaStory, Abazi thekson se vendosi të flasë jo për konflikte personale, por për atë që, sipas saj, është përgjegjësia e një prindi ndaj fëmijës. Ajo shprehet se nuk synon të sulmojë apo të denigrojë askënd, por dëshiron të ngrejë zërin për mirëqenien e të birit. Modelja sqaron se nuk e shqetëson fakti që ish-partneri ka krijuar një lidhje të re, por se e lëndon mungesa e tij si prind.
Në fund të reagimit, ajo shton se akuzat e saj bazohen në komunikimet mes tyre, por thekson se ka zgjedhur të mos publikojë bisedat në ëhatsApp, për respekt të privatësisë dhe, mbi të gjitha, të djalit të tyre.
Reagimi i plotë i Ajsel Abazit:
Nuk kam qene kurre nga ata njerez qe zgjedhin ti nxjerrin historite personale ne rrjetet sociale. Kam besuar gjithmone se disa gjera duhen zgjidhur larg syve te te tjereve. Por ka momente kur heshtja nuk eshte me force, sidomos kur behet fjale per nje femije qe nuk ka ze per te treguar ate qe ndien, prandaj sot po vendos te flas une publikisht.
Ky nuk eshte nje postim per hakmarrje, as per te denigruar dike. Nuk eshte as nje kerkese per vemendje. Eshte nje reflektim per ate qe do te thote te jesh prind dhe per pergjegjesine qe nuk mbaron kurre, pavaresisht se si ndryshon jeta jone personale.
Dua te sqaroj edhe dicka paraprakisht: nuk me shqeteson fakti qe babi i Kianit ka zgjedhur te vazhdoje jeten e tij apo qe ka nje partnere te re. Cdo njeri ka te drejte te gjeje lumturine e tij. Ajo qe me dhemb eshte kur krijimi i nje jete te re behet arsye qe femija te mos jete me prioritet. Ky nuk eshte nje shkrim per nje ish partner, por per nje djale te vogel qe meriton pranine e babait te tij.
Ndoshta dikush do te pyese pse nuk ekziston bashkeprinderimi mes nesh. E verteta eshte se do te kisha dashur shume qe djali yne te kishte dy prinder qe edhe pse jo me bashke si cift, te bashkepunonin me respekt per te miren e tij. E kemi provuar. Por me kalimin e kohes kuptova se kufijte mes rolit te prindit dhe marredhenies sone si ish partner nuk po respektoheshin, prandaj zgjodha qe komunikimi mes nesh te kufizohej. Jo nga inati, jo nga krenaria dhe as per te ndeshkuar dike, por sepse besoj se kjo ishte menyra me e shendetshme per te ruajtur qetesine dhe stabilitetin e djalit tone. Kjo nuk ka qene dhe nuk do te jete kurre nje pengese per marredhenien e tij me djalin. Dera ka qene gjithmone e hapur qe ata te kalojne kohe bashke.
Ka nje dallim te madh mes te qenurit prind biologjik dhe te qenurit prind i pranishem. Nje femije nuk mat dashurine me dhurata apo premtime, por me kohen pranine dhe perkushtimin. Fatkeqesisht, ka raste kur prioritetet ndryshojne, ndersa femija mbetet duke pritur.
Te mungosh ne 3 vjetorin e ditelindjes se djalit tend, nderkohe qe vetem dy dite me pare ke qene ne te Tirane me partneren tende, eshte nje mungese qe nuk mbulohet me justifikime. Te gjesh kohe per dy jave pushime, por te thuash se nuk ke mundesi ta marresh djalin tend qofte edhe per disa dite ne plazh, eshte nje zgjedhje. Te takosh femijen vetem nje here ne muaj, edhe pse dera ka qene gjithmone e hapur dhe nuk te eshte vendosur asnje pengese, eshte nje zgjedhje. Edhe me e dhimbshme eshte kur premton se do te vish dhe nuk e mban fjalen, sepse nje femije pret me zemer, jo me kalendar.
Kulmi i gjithckaje eshte kur nje femije vetem 3 vjec i prezantohet nje person i ri si “gruaja e babit”, ne nje kohe kur ai ende po perpiqet te kuptoje mungesen e vete babait.
Dhe jo, nuk po them qe nuk e do djalin e tij apo qe nuk ka kaluar momente te bukura me te. Sigurisht qe ka. Por nje femije nuk ka nevoje vetem per momente te bukura qe mund te fotografohen apo te publikohen. Ka nevoje per vazhdimesi, per qendrueshmeri dhe per nje prani qe nuk varet nga rrethanat. Ky nuk eshte nje konkurs se kush ka me shume foto apo video. Eshte nje reflektim mbi rendesine e pranise se perditshme ne jeten e nje femije.
Pavaresisht gjithckaje, kam bere nje zgjedhje qe nuk do ta ndryshoj kurre: djalin tim e kam rritur me dashuri dhe respekt per babain e tij. Nuk kam dashur qe zhgenjimet e mia te behen barra e tij. Ai e do shume babin e tij dhe une nuk kam dashur kurre tja zbeh ate dashuri. Sepse besoj se nje femije nuk duhet te mbaje peshen e marredhenies se prinderve te tij. Ajo qe dua eshte qe kjo dashuri te kete mundesine te ushqehet edhe nga prania, jo vetem nga mungesa dhe pritja.
Ky shkrim nuk eshte per te gjykuar askend dhe as per te nxitur urrejtje. Eshte nje kujtese se femijet nuk kane nevoje per prinder te perfekt por kan nevoje per prinder qe i zgjedhin ata cdo dite. Sepse koha e humbur nuk kthehet, dhe boshlliqet qe le mungesa e nje prindi shpesh mbeten gjate ne zemren e nje femije.
Ndarja e nje cifti nuk duhet te jete kurre ndarja e nje prindi nga femija i tij. Marredheniet mbarojne, por pergjegjesia dhe dashuria per nje femije duhet te mbeten te pandryshuara.
Gjithcka qe kam shkruar bazohet ne perjetimet dhe komunikimet tona ne ëhatsapp, te cilat kam zgjedhur qe per thjesht per momentin te mos i bej publike nga respekti per privatesine dhe mbi te gjitha per djalin tone.
Nese ky shkrim ben qe qofte edhe nje prind i vetem te reflektoje dhe te zgjedhe te jete me i pranishem ne jeten e femijes se tij, atehere ai e ka arritur qellimin./ZËRI