Qytetërim

“Doli e pabesë”, a ishte Diola bashkëpunëtorja që donte ti merrte biznesin Blerinës? Reagimi: Këtë zonjën nuk e kam takuar kurrë

Deklaratat e dietologes dhe sipërmarrëses Blerina Bombaj, e cila foli për një “ish-bashkëpunëtore të pabesë”, ndezën rrjetet sociale gjatë fundjavës. Shumë përdorues nisën të aludonin se ajo i referohej Diola Dostit

E.K
“Doli e pabesë”, a ishte Diola bashkëpunëtorja
Diola Dosti dhe Blerina Bombaj

TIRANË- Pak ditë më parë dietologia dhe sipërmarrësja Blerina Bombaj deklaroi në një intervistë për gazetaren Mira Kazhani se ish-bashkëpunëtorja e saj u tregua e pabesë, duke tentuar që ti merrte biznesin që ia kishte lënë në dyshim. Blerina nuk përmendi emër, por tha se ish-bashkëpunëtorja tashmë vazhdon aktivitetin e saj si dietologe. Komentuesit në rrjet hodhën dyshime se mund të bëhej fjalë për Diola Dostin. Madje pati edhe media rozë që e publikuan këtë lajm, nisur vetëm nga komentet nëpër rrjetet sociale.

E gjendur përballë kësaj situate, nutricionistja dhe influencuesja Diola Dosti ka reaguar publikisht, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori.

Në një postim në Instagram, ajo shkruan se në lidhje me lajmet që e përmendin si ish-bashkëpunëtore të Blerinës, kjo nuk është e vërtetë. Ajo thekson se nuk e ka takuar kurrë në jetë Bombajn dhe se mes tyre nuk ka pasur asnjë bashkëpunim.

“Ju përgënjeshtroj këtë lajm. Zonjën në fjalë nuk e kam takuar kurrë dhe i uroj vetëm suksese në rrugëtimin e saj profesional,” shkruan Diola në reagimin e saj.

“Doli e pabesë”, a ishte Diola bashkëpunëtorja

Kjo deklaratë ka ardhur pas përhapjes së gjerë të thashethemeve në rrjet, ku disa ndjekës e kishin ngatërruar me personin për të cilin fliste Blerina Bombaj.

Me këtë reagim publik, Diola Dosti i jep fund çdo keqkuptimi, duke bërë të qartë se nuk ka qenë kurrë pjesë e stafit apo bashkëpunimeve me Blerinën.

Poll

MOS HUMB