Qytetërim

Neda Balluku i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin nga Ogreni

Neda dhe Ogren Balluku u bënë të famshëm gjatë edicionit të 4 të “Big Brother” në Shqipëri.

F.I
Neda Balluku i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në
Neda dhe Ogren Balluku

TIRANË-Neda Balluku, moderatorja e njohur, i ka dhënë fund martesës dhjetë vjeçare me Ogren Ballukun. Neda ka kërkuar këtë të hënë në gjykatë divorcin nga Orgen Balluku, vëllain e ministres Belinda Balluku, mëson Voxnews.

Raportohet se kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë. Neda dhe Ogren Balluku u bënë të famshëm gjatë edicionit të 4 të “Big Brother” në Shqipëri në vitin 2010. Aty u njohën dhe po aty lindi edhe dashuria e tyre. Dyshja u martuan në 2015, dhe janë prindër të dy djemve dhe një vajze.

Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim.

Poll

MOS HUMB