Qytetërim

Çfarë ndodhi me orën e Mozzik? Reperi thyen heshtjen: Ishte sulm politik...'VV'-ja e ka personale me mua!

Ai ka akuzuar figura të Lëvizjes Vetëvendosje se e kanë kthyer çështjen në një hakmarrje personale ndaj tij, ku përmend ministrin e Financave Hekuran Murati dhe deputetin Dimal Basha.

zh.ll
Çfarë ndodhi me orën e Mozzik? Reperi thyen heshtjen: Ishte
mozzik

KOSOVË- Reperi i njohur Mozzik u vu sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit në rrjetet sociale të një ore luksoze të markës prestigjioze “Richard Mille”, të cilën e prezantoi si dhuratë që ia kishte bërë vetes për ditëlindje. Por, situata mori një kthesë të papritur sapo artisti hyri në Kosovë, ku dogana ia konfiskoi këtë orë, me arsyetimi se nuk e kishte deklaruar.

Lajmi i 'orës' është bërë temë kryesore në media, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe vetë Mozzik për herë të parë. Përmes disa Insta-Story, Mozzik pretendon se ndalimi i tij dhe konfiskimi i orës ishte një 'sulm politik'. Ai ka akuzuar figura të Lëvizjes Vetëvendosje se e kanë kthyer çështjen në një hakmarrje personale ndaj tij, ku përmend ministrin e Financave Hekuran Murati dhe deputetin Dimal Basha.

Deklarata e reperit

Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh – dhe këtë e dini edhe vetë. Personat që ishin në detyrë atë natë, mos u frikësoni! Dilni dhe tregoni hapur, ashtu siç ma keni thënë mua vetë, që keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit për të më ndalur në aeroport. Dilni dhe kallxoni se kjo ishte sulm politik – sepse nuk ka asgjë për t’u turpëruar. Që dy vite jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK, dhe krejt kjo punë tash u bë vetëm për ta vërtetuar atë që e kam thënë gjithmonë. Ama jo, jo – nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni. I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro. Dua të di me gjithë qejfin e zemrës: a është në dijeni Kryeministri për këto inate personale të vendësve të mi ndaj meje?! Unë i kam vetëm 29 vjet, por gjithmonë kam qenë një hap para jush. Më leni rahat, se tash ju nxora ashiqare!

Çfarë ndodhi me orën e Mozzik? Reperi thyen heshtjen: Ishte
deklarata

Dogana e Kosovës njoftoi se kishte konfiskuar dy orë të pa deklaruara në kufi, një “Richard Mille” dhe një “Rolex”, me vlerë totale mbi 1.34 milionë euro. Autoritetet theksuan se orët ishin kapur gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër, ku nuk ishin bërë deklarimet përkatëse. "Vlera totale e këtyre orëve është 1.340.027,50 € (një milion e treqind e dyzet mijë e njëzeteshtatë euro e pesëdhjetë cent). Me këtë rast, në përputhje me kompetencat që dalin nga Kodi Doganor dhe i Akcizave, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.", shkruan ndër të tjera dogana.

Ndërkohë, një tjetër reagim ka ardhur edhe nga zyra e avokatëve “Vokshi&Lata”, e cila përfaqëson zyrtarisht kompaninë zvicerane “Richard Mille”. Pas ekzaminimeve të kryera, u bë e ditur se ora e paraqitur si “Richard Mille” nuk ishte aspak origjinale. 

"Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille. Për shkak të interesimit të madh të mediave, njoftojmë opinionin publik se: Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille.
Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë. Ky rast tregon rëndësinë e bashkëpunimit për të luftuar falsifikimin dhe për të mbrojtur markat ndërkombëtare, konsumatorët dhe tregun. Vokshi & Lata mbetet e përkushtuar të mbrojë me profesionalizëm integritetin e markave që përfaqëson.", thuhet në reagim.

Mozzik u arrestua në aeroportin e Prishtinës. Sipas raporteve të mediave, ai është ndaluar pasi ka hyrë në Kosovë duke pasur me vete dy orë të shtrenjta, përfshirë një "Richard Mille" me vlerë 1.5 milionë euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB