PARIS- Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, reagoi me zemërim pas humbjes së të birit në garën për “Topin e Artë” 2025, fituar nga Ousmane Dembélé. Fillimisht, duke kaluar para gazetarëve spanjollë, tha shkurt: “Viti tjetër ky trofe do të jetë i yni”.
Më vonë, në një lidhje me “El Chiringuito”, ai shpërtheu: “Mendoj se është dëmi më i madh moral që i është bërë një njeriu. Nuk do ta quaj vjedhje, por është e padrejtë”.
Nasraoui mbrojti me ngulm të birin: “Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë, me shumë diferencë, jo sepse është djali im, por sepse nuk ka rivalë. Lamine është Lamine, këtu ka ndodhur diçka shumë e çuditshme”.
Në fund përsëriti premtimin e tij: “Vitin tjetër, ‘Topi i Artë’ do të jetë spanjoll”.
Renditja finale e “Topit të Artë” 2025:
1.Ousmane Dembélé (PSG)
2. Lamine Yamal (Barcelona)
3. Vitinha (PSG)
4. Mohamed Salah (Liverpool)
5. Raphinha (Barcelona)
6. Achraf Hakimi (PSG)
7.Kylian Mbappé (Real Madrid)
8. Cole Palmer (Chelsea)
9. Gianluigi Donnarumma (PSG / Man. City)
10. Nuno Mendes (PSG)
11. Pedri (Barcelona)
12. Khvicha Kvaratskhelia (PSG)
13. Harry Kane (Bayern Munich)
14. Desiré Doué (PSG)
15. Viktor Gyökeres (Sporting / Arsenal)
16. Vinicius Jr (Real Madrid)
17. Robert Leëandoëski (Barcelona)
18. Scott McTominay (Napoli)
19. João Neves (PSG)
20. Lautaro Martínez (Inter)
21. Serhou Guirassy (Dortmund)
22. Alexis Mac Allister (Liverpool)
23. Jude Bellingham (Real Madrid)
24. Fabián Ruiz (PSG)
25. Denzel Dumfries (Inter)
26. Erling Haaland (Man. City)
27. Declan Rice (Arsenal)
28. Virgil van Dijk (Liverpool)
29. Florian Ëirtz (Leverkusen / Liverpool)
30. Michael Olise (Bayern Munich)
PSG dominoU me shumë lojtarë në “top 30”, ndërsa podiumi i vitit shënoi triumfin historik të Dembélé.