TIRANË- Lojtari i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, do të blejë klubin sportiv të Lushnjës. Lajmi është zbuluar nga “Procesi Sportiv” në Top Channel, ku bëjnë me dije se moda e futbollistëve që blejnë klube sportive ka ardhur tashmë edhe në Shqipëri, me Manaj që kërkon të 'ringjallë' klubin e qytetit të tij të lindjes.
“Moda e futbollistëve të rëndësishëm dhe të pasur që blejnë klube sportive ka arritur edhe në Shqipëri. Një futbollist i madh i Kombëtares është në tratativa për të blerë klubin e Lushnjës. Rey Manaj po blen ekipin e Lushnjës, duartrokitje për iniciativën. Ky model na duhet për të ecur përpara”, zbuluan në emision.
Vlen të theksohet se, Lushnja 3 herë doli në ankand, por asnjë nuk kishte paraqitur ofertë dhe para disa javës u anulua tenderi. Mirëpo, tashmë duket se Manaj do të jetë "shpëtimtari" i Lushnjës, duke qenë së shpejti pronari i klubit.
Moda e lojtarëve të njohur e të pasur që blejnë klube sportive sa vjen e përhapet më shumë, me emra të njohur si Ronaldo fenomeni që bleu klubin spanjoll të Real Valladovit, apo David Backham me Inter Miami për të cilin luan një nga emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit, Lionel Messi./ZËRI