Qytetërim

Shuhet Claudia Cardinale, ikona sensuale e kinematografisë italiane

Cardinale magjepsi publikun në mbarë botën me shikimin e saj sensual

E.K

 

Shuhet Claudia Cardinale, ikona sensuale e kinematografisë italiane
claudia cardinale

FRANCË- Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare aktorja legjendare Claudia Cardinale. Ikona e kinematografisë italiane është shuar e rrethuar nga familja e saj në Nemours, pranë Parisit, ku jetonte prej vitesh. Lajmin e ka konfirmuar agjenti i saj për agjencinë franceze AFP në orët e mbrëmjes së djeshme, e martë 23 shtator. 

Shuhet Claudia Cardinale, ikona sensuale e kinematografisë italiane

E lindur në Tunis, Claudia Cardinale u bë një nga figurat më emblematike të kinemasë europiane që nga vitet ’60. Ajo ka bashkëpunuar me disa prej regjisorëve më të mëdhenj të historisë së kinemasë, përfshirë Luchino Visconti, Federico Fellini, Sergio Leone, Richard Brooks dhe Henri Verneuil.

“Na lë trashëgiminë e një gruaje të lirë dhe frymëzuese, si në rrugëtimin e saj si artiste ashtu edhe si njeri,” deklaroi agjenti i saj, Laurent Savry.

Claudia Cardinale ishte simbol i elegancës dhe forcës femërore në ekran, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e kinemasë botërore. 

Shuhet Claudia Cardinale, ikona sensuale e kinematografisë italiane

E lindur në Tunizi më 1938, nga një familje me origjinë siciliane, Claudia Cardinale u bë një nga figurat më të ndritura të kinemasë evropiane. Bukuria e saj mesdhetare, karizma dhe talenti i spikatur e bënë një ndër ikonat më të dashura të viteve ’60 dhe më tej.

Rruga e saj drejt kinemasë nisi me një plagë të rëndë. Në adoleshencë ajo u përdhunua nga një producent dhe mbeti shtatzënë. E detyruar të zgjidhte mes skandalit dhe heshtjes, vendosi të rriste djalin Patrick, duke tentuar të siguronte jetesën dhe pavarësinë përmes filmit – edhe pse kurrë nuk kishte dashur të bëhej aktore. Për shtatë vjet Patrick u paraqit si vëllai i saj i vogël, derisa Cardinale vendosi të tregonte të vërtetën.

Shuhet Claudia Cardinale, ikona sensuale e kinematografisë italiane

Karriera e saj e gjatë mbi gjashtë dekada e lidhi me emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore: Luchino Visconti (Il Gattopardo), Federico Fellini (8½), Sergio Leone (C’era una volta il West), si dhe regjisorët Richard Brooks dhe Henri Verneuil në produksione ndërkombëtare. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB