
PRISHTINË- Ish-këngëtari Feronit Shabani, i njohur me emrin Fero është martuar për herë të dytë. Lajmin ai e ndau vetë në rrjetet sociale duke postuar foto nga ceremonia e martesës, por identitetin e bashkëshortes e ka mbajtur sekret.
“Të sapo martuar”, shkruan Fero në foto.
Më pas, ai poston një foto të dytë duke shkruar “mos na shqetësoni më”.
Pak kohë më parë, ish-këngëtari zbuloi se ishte në prag të martesës, por nuk dha shumë detaje rreth partneres së tij, por tha se i përkasin të dy të njëjtit besim.
Fero ka qenë i martuar më parë me modelen Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë të quajtur Nina. Ndarja e tyre ka qenë në vëmendje të mediave, pas modelja e akuzoi ish-këngëtarin se e dhunoi. Pas kësaj, Fero në dalje të shumta publike, akuzoi Ismajlin se ajo i ka marrë vajzën dhe nuk mundet ta takojë./ZËRI