SHBA- FIFA ka vënë në shitje biletat për finalen e Kupës së Botës 2026 për tifozët, dhe ato kushtojnë deri në 10,990 dollarë (8,333 paund).
Ky çmim është një rritje prej 38% nga 8,680 dollarë (6,581 paund) që u reklamua si bileta më e shtrenjtë gjatë shitjes në dhjetor, kur klubeve zyrtare të tifozëve të secilit vend iu dha akses i hershëm.
Sistemi i çmimeve i vendosur nga FIFA është i ndryshueshëm, me koston e biletave që luhatet në bazë të kërkesës, e cila mbetet e lartë. Kjo ndodh pavarësisht faktit se në ofertën e tyre për të pritur garën, SHBA-të, Kanadaja dhe Meksika thanë se biletat për finalen do të kushtonin maksimumi 1,550 dollarë (1,174 paund).
Është gjithashtu një rritje e madhe nga katër vjet më parë, kur biletat për finalen e Kupës së Botës në Katar kushtonin ekuivalentin e 1,604 dollarëve (1,214 paund) për vendin me çmimin më të lartë. /ZËRI