KOSOVË- Një deklaratë e fortë tronditi mbrëmjen e djeshme shtëpinë e BB Vip Kosova, duke shkaktuar reagime të menjëhershme mes banorëve dhe publikut. Gjatë një diskutimi të tensionuar, Alba Pollozhani hodhi akuza të rënda ndaj Fjolla Morinës, duke pretenduar se është përdoruese e rregullt lëndëve narkotike, duke theksuar se kjo është arsyeja pse ajo nuk ndihet e qetë të ndajë të njëjtën dhomë gjumi me të brenda formatit të reality shoë-t.
“Nga gjuha e trupit që unë e lexoj te Fjolla, nga mimikat, nga mënyra si reagon e kam thënë shumë qartazi: Fjolla ka vështirësi psikologjike, emocionale madje edhe fizike. Mendimi im shumë troç Fjolla dallohet që edhe jashtë është përdoruese e lëndëve narkotike. Dhe unë të jetoj me një njeri në një reality-shoë, në momentin që unë e shoh, nuk jam rehat të flej në një dhomë gjumi me Fjollën.”
Fjalët e saj lanë banorët gojëhapur, ndërsa reagimi i Fjollës ishte i menjëhershëm dhe i habitur, duke u mjaftuar me një “qyqa”, shprehje që pasqyroi tronditjen e saj për akuzat e hedhura publikisht.
Megjithatë, deklarata e Albës ka ndezur debatin në shtëpi dhe jashtë saj, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të spektaklit deri tani.
Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, këngëtarja Fjolla Morina la shtëpinë e Big Brother, duke lënë kështu në mes garën. Prej disa ditësh ajo kishte kërkuar që të ndërpriste konkurimin, me pretendimin se nuk ishte në gjendje të mirë emocionale, ndërsa shpërthimet e saj kundrejt banorëve të tjerë kanë qenë të shpeshta.

