Qytetërim

Griezmann largohet nga kombëtarja franceze, Deschamps: Ishte lider edhe pse nuk u bë kapiten

Pasi shpalli listën e ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Didier Deschamps foli në një konferencë për shtyp edhe për largimin e Griezmann nga ekipi kombëtar i Francës.

M.M
Griezmann largohet nga kombëtarja franceze, Deschamps: Ishte lider edhe pse
Griezmann dhe Deschamp

FRANCË- Mesfushori i Francës, Antoine Griezmann njoftoi largimin e tij nga kombëtarja franceze. I cilësuar si lojtari më i rëndësishëm nga trajnerit Didier Deschamps, gjatë një dekade ai fitoi Kupën e Botës. 33-vjeçari ishte një nga elementët kryesorë në formacionet e Kupës së Botës 2018 dhe 2022.

“Sot, me emocione të thella po njoftoj tërheqjen time si lojtar i skuadrës franceze”, tha lojtari i Atletico Madridit.

Griezmann largohet pas 137 paraqitjesh në Francë, duke shënuar 44 gola dhe u njoh si një lojtar i gjithanshëm në mesfushën e Deschamps. Edhe pse shiriti i kapitenit i shkoi Kylian Mbappe, ai ishte gjithmonë një zë që të gjithë e dëgjonin në skuadër. Një njeri që ishte gjithmonë mirënjohës, Griezmann është lojtari i dytë më i mirë që tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pasi Olivier Giroud, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të skuadrës, “hoqi këpucët” e Francës pas humbjes 2-1 nga Spanja në gjysmëfinalen e Europianit të këtij viti.

Griezmann largohet nga kombëtarja franceze, Deschamps: Ishte lider edhe pse
Antoine Griezmann

Pasi shpalli listën e ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Didier Deschamps foli në një konferencë për shtyp edhe për largimin e Griezmann nga ekipi kombëtar i Francës. Ai tregoi se nuk u mundua të bindte futbollistin të vazhdonte edhe disa kohë sepse Deschamps e kishte kuptuar që tashmë ai e kishte marrë vendimin.

"Marrëdhëniet njerëzore janë shumë të rëndësishme dhe unë kam një marrëdhënie të veçantë me të. Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj bisedave që kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve, deri në këtë përballje të fundit. Të mundohesha ta bindja? Kishte vendin e vet, nuk kishte nevojë. Ai tashmë e kishte marrë vendimin e tij pas shqyrtimit të kujdesshëm.

Ai ishte një lider i shkëlqyer edhe pa qenë kapiten. Të gjithë lojtarët në një moment e kanë këtë pyetje në kokën e tyre dhe kërkon pak a shumë kohë, por kur ata mendojnë se ka ardhur koha dhe se duhet të ndalojnë. Unë vetëm mund ta falënderoj për gjithçka që ka bërë dhe për kontributin që ka dhënë për skuadrën franceze”, tha trajneri.

Antoine Griezmann është një futbollist francez i cili luan me klubin katalan FC Barcelona në La Liga. Ai filloi karrierën e tij te Real Sociedad, ku shpenzoi pesë sezone përpara se të transferohej te Atlético për 30 milion € dhe më pas te Barcelona për 120 milion €.

Griezmann largohet nga kombëtarja franceze, Deschamps: Ishte lider edhe pse
Antoine Griezmann

Griezmann ka qënë nje lojtar i jashtëzakonshem I kombëtares të të rinjëve të Francës, duke luajtur me nivelet nën-19, nën-20 dhe nën-21.Në vitin 2010, ai ishte pjesë i skuadrës që fitoi Kampionatin Europian të UEFA nën-19 të Futbollit që u zhvillua në Francë. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren franceze në vitin 2014 për tu larguar në 2024./ZËRI

Poll

MOS HUMB