Qytetërim

Kosova shkruan historinë, mund Suedinë dhe është shumër afër play-offit. Në stadium shpaloset flamuri gjigant kuqezi

Tani Kosova ndodhet në një pozicion ideal me 7 pikë, tri më pak se Zvicra: nëse nuk humbet ndaj Sllovenisë në ndeshjen e radhës, e siguron matematikisht “play-off”-in

E.K
Kosova shkruan historinë, mund Suedinë dhe është shumër
festa e lojtareve

SUEDI- Kosova ka marrë një fitore të jashtëzakonshme në Goteborg, ku mundi 0-1 Suedinë. Dardanët e nisën direkt në sulm, me Muriqin që provoi të gjente golin me rroveshatë në minutën e 2′, por topi përfundon shumë larg kuadratit të portës.

Në minutën e 9′, Isak godet me kokë pas topit të ardhur nga goditja e këndit, por Aro Muric tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 20′, Gyokeres pengohet me këmbët e Aro Muric dhe kërkon penallti, arbitri vazhdon lojën.

Në minutën e 31-të, Kosova gjeti avantazhin. Goditja nga jashtë zone e Vedat Muriqit u devijua dhe u dërgua në rrjetë nga Fisnik Asllani. Ky është goli i parë për Kosovën për sulmuesin 23-vjeçar që luan me Hoffenheim, që sigurisht duhej festuar me shiponjë. Në fund të pjesës së parë, Kosova i afrohet golit të dytë, goditja e parë nga Muriqi ndalet nga portieri suedez Johansson, ndërsa goditja e dytë nga Leon Avdullahu ndalet nga shtylla. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Dardanët.

Suedezët e nisin pjesën e dytë me tre zëvendësime dhe direkt në sulm. Në minutën e 47-të, Gyokeres provon të shënojë me kokë pas krosimit që mori nga Elanga, por goditja e tij sihte shumë e lehtë për Aro Muric.

Në minutat në vijim, Suedia provoi të gjente golin e barazimit me çdo mënyrë. Në minutën e 70-të, trajneri i Kosovës, Franco Foda, hodhi në fushë Edon Zhegrovën në vend të Fisnik Asllanit.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Kosova fiton 0-1 dhe tani ka shanse të mëdha për të shkuar në play-off. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sllovenia dhe Zvicra u mjaftuan me një barazim pa gola.Situata në grupin B pas 4 ndeshjesh është si më poshtë:

1. Zvicra 10 pikë
2. Kosova 7 pikë
3. Sllovenia 3 pikë
4. Suedia 1 pikë


Ndeshjet e ardhshme më 15 nëntor: Slloveni-Kosove dhe Zvicër-Suedi. Ndërkohë që atmosfera në stadiumin e Goteborgut ishte e ndezur, teksa tifozët shpalosën një flamur gjigand kuqezi, ndërsa gjatë festës nuk munguan thirrjet ‘o sa mirë me qenë shqiptar’. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB