KOSOVË- Kosova fitoi në Goteborg ndaj Suedisë. Djemtë e trajnerit Franko Foda shkëlqyen edhe njëherë përballë Suedisë së yjeve si Isak dhe Gyokeres, duke i mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotme në Goteborg.
Pas fitores së madhe në Suedia, janë rritur edhe gjasat e Kosovës për t’u kualifikuar në play-off. Me statistikat e reja të bëra nga “Football Meets Data”, Kosova tani ka 75 për qind shanse për të shkuar në play-off. “Dardanët” renditen në pozitën e dytë ndërsa kanë nevojë vetëm për një pikë në Slloveni për t’u kualifikuar së paku në play-off.
Në vendin e parë qëndron Zvicra me 10 pikë.
Situata në grupin B pas 4 ndeshjesh është si më poshtë:
1- Zvicra 10 pikë
2- Kosova 7 pikë
3- Sllovenia 3 pikë
4- Suedia 1 pikë
Ndeshjet e ardhshme më 15 nëntor: Slloveni-Kosove dhe Zvicër-Suedi.