Qytetërim

Kunora e Mretneshës, nis entuziazmi shkodran

Në pjesën e sipërme të pasaportës ku janë pozicionuar ultrasit, vërehet një banderolë gjigante: Kthejani kunorën Mretneshës.

Redaksia Zëri
Kunora e Mretneshës, nis entuziazmi shkodran
Mesazhi i shkodranëve

TIRANË- Në Arenën Kombëtare, një orë para nisjes së takimit final të Abissnet Superiores së sezonit 2024/2025, vërehet një prani jashtëzakonisht e lartë e tifozëve shkodranë krahasuar me numrin mesatar të shikuesve të ndeshjeve në Shqipëri.

Mëse dy mijë tifozë shkodranë janë pozicionuar në shkallët e Arenës një orë përpara takimit dhe kanë nisur pa humbur kohë me koret e tyre mbështetëse ende pa dalë lojtarët në nxehjen.

Në pjesën e sipërme të pasaportës ku janë pozicionuar ultrasit, vërehet një banderolë gjigante: Kthejani kunorën Mretneshës. Në dialekt shkodran shpërfaqet më së miri shpotia dhe një herësh pritja e gjatë 24-vjeçare e një qyteti futbolldashës./ZËRI

Poll

MOS HUMB