Qytetërim

Kush hoqi kë nga Instagrami? “Bëjnë karrierë me emrin tim”, Dojna nuk i ndahet Kiarës: Unë kam këllqe…

Një unfollow në Instagram duket se është bërë shkak për dramën më të re në showbizin shqiptar

E.K
Kush hoqi kë nga Instagrami? “Bëjnë karrierë me emrin
DOJNA MEMA DHE KIARA TITO

TIRANË- Dramë e re në showbizin shqiptar, ku protagoniste këtë herë janë dy mikeshat e dikurshme, Kiara Tito dhe Dojna Mema. Themi ish-mikesha më mirë, se thumbat e tyre gjatë javës së fundit, nuk lënë shumë vend për një raport shoqëror mes tyre. Ishte Dojna ajo që tregoi e para, përballë Arbana Osmanit, se Kiara e kishte hequr nga Instagrami, edhe pse ajo nuk kishte folur kurrë keq për të, dhe nuk kishte pasur asnjë konflikt mes tyre.

“Kiara më ka hequr nga followers dhe nuk e di pse. Atë vit nuk kam bërë as Fun Club, nuk kam ndjekur as Big Brother, nuk kam thënë asgjë për askënd. Nuk e di, ndoshta padashje", u shpreh ajo.

Megjithatë, Mema sqaroi se marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë e qetë dhe e respektueshme, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë konflikt apo keqkuptim personal.

“E vlerësoj shumë për rrugëtimin e saj profesional dhe për arritjet që ka pasur në ekran. Nuk kam pasur kurrë asgjë për t’i thënë keq", shtoi moderatorja të enjten e kaluar, ndërsa Kiara u pyet për këtë deklaratë të saj në “Goca e Gra”.

Sipas Kiarës, ka qenë Dojna ajo që e ka hequr nga rrjetet sociale, ndërsa nuk preferoi të zgjatej, duke e konsideruar këtë një diskutim adoleshentësh.

““Nuk e kam hequr unë, më ka hequr Dojna vetë. Të diskutosh këtë është si diskutim adoleshentesh. Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi ngrënë bukë në një shtëpi. Nëse do ishte kjo merakosje kaq e madhe, do të ishte bërë kjo bisedë jashtë kamerave,” – u shpreh Kiara.

Ajo shtoi më tej se shpesh është sulmuar pa të drejtë në media, por nuk ka dashur të viktimizohet apo të ndërtojë vëmendje mbi konfliktet me të tjerët:

“Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë jam sulmuar pa të drejtë, por nuk jam viktimizuar.”

Dojna, e cila duket se ka ndërmend ti shkojë deri në fund këtij debati virtual, ka nxjerrë dhe një bisedë me motrën e saj, dy vite të shkuara, e cila e vinte në dijeni se Kiara e kishte hequr nga Instragrami.

Kush hoqi kë nga Instagrami? “Bëjnë karrierë me emrin
postimi i dojnes

“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, qoftë kjo edhe para kamerave, kam mjaftueshëm këllqe për të dhënë përgjigje të drejtpërdrejta. E bëj edhe për rehatinë time se s'më duhet të mbaj mend gënjeshtrat e të përfundoj duke i besuar edhe vetë. Thënë kjo, tema është e varfër, ndaj nuk shoh ndonjë interes të veçantë për ta tjerrë më shumë se kaq publikisht. Ditë të mbare”, shkruan Dojna në një postim në instastory./ZËRI 

Poll

MOS HUMB