Qytetërim

Fitore bindëse, Anglia blindon kreun e grupit ku luan Shqipëria, siguron vendin në botëror

Anglia është kombëtarja e parë europiane që siguron kualifikimin për në botëror

E.K

Fitore bindëse, Anglia blindon kreun e grupit ku luan Shqipëria,

ANGLI- Është zyrtare: Anglia do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, që do të luhet në Amerikë.

“Tre Luanët” siguruan vendin e tyre në turneun e vitit të ardhshëm duke mposhtur 5-0 Letoninë.

Kjo fitore bëri që Anglia të ruajë rekordin prej 100% në Grupin K dhe ta bëhet kombëtarja e parë nga Evropa që kualifikohet.

Tani, tifozët e “Tre Luanëve” mund të fillojnë zyrtarisht përgatitjet për garën e vitit të ardhshëm, e cila do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Anglia do të luajë dhe dy ndeshje të tjera në Grupin K, me Serbinë në shtëpi dhe me Shqipërinë në “Air Albania”. Ndërkohë që Shqipërisë i duhet një fitore përballë Andorës, në mënyrë që të ruajë vendin e dytë në grup, dhe të shpresojë që të jëtë pjesë e playoff-it për në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Poll

MOS HUMB