Qytetërim

Martohen Princ Leka dhe Blerta Celibashi

Çifti u martua në një ceremoni private ditën e sotme.

I.F
Martohen Princ Leka dhe Blerta Celibashi
Princ Leka dhe Blerta Celibashi

TIRANË- Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë martuar. Lajmi u bë i ditur nga “Oborri Mbretëror” përmes një postimi në rrjetet sociale. Bëhet me dije se martesa e tyre u kremtua në Sllovaki në rezidencën e Mbretëreshës Geraldinë. Çifti u martua në një ceremoni private ditën e sotme.

“Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi.

Martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn.

Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki. Përzgjedhja e këtij mjedisi historik, rezidencë e familjes fisnike të Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Geraldinë, u bë për të nderuar trashëgiminë e saj të çmuar dhe origjinën hungareze, e cila mbetet një pjesë e pandarë e historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare.

Pas martesës, Princeshë Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.

Familja Mbretërore e ndan këtë lajm të gëzueshëm me kombin shqiptar dhe me miqtë e saj anembanë botës.

Oborri Mbretëror Shqiptar

Tiranë, 15 mars 2026”, thuhet në njoftim./ZËRI

Poll

MOS HUMB