KOSOVË- Kosova ka arritur një fitore historike dhe një hap të rëndësishëm, vetëm 90' minuta larg Botërorit 2026. Fitorja në sfidën e mbrëmshme kundër Sllovakisë, me rezultatit 3-4, ka rritur shpresat për kualifikim. Përballë kësaj arritje, vjen edhe shpërblimi për 'daradanët'.
Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati ka deklaruar se do të ndahen 500 mijë euro shpërblim për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas fitores ndaj Sllovakisë. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ministri thotë se vendimi do të jetë gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë.
“Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, në rast se Kosova fiton kundër Turqisë në finalen play-off dhe siguron një vend në finalet e Kupës së Botës 2026, kryeministri Albin Kurti ka premtuar edhe 1 milion euro të tjera shpërblim për futbollistët dhe stafin. Katër muaj më parë, qeveria e Kosovës akordoi edhe 250 mijë euro për sigurimin e fazës play-off.