SHBA- Shtetet e Bashkuara mund të përballen me Iranin në Kupën e Botës këtë verë, sipas një parashikimi, mes konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme. SHBA-të do të bashkë-organizojnë turneun e kësaj vere së bashku me Kanadanë dhe Meksikën, i cili do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë qershorit dhe korrikut, shkruan mirror.
Megjithëse SHBA-ja dhe Irani janë në grupe të ndryshme, ato mund të ndeshen në raundin e parë eliminator, nëse përfundojnë në vendin e dytë të grupeve të tyre. Ekipi i SHBA-së, i udhëhequr nga Mauricio Pochettino, do të luajë në Grupin D me Paraguain, Australinë dhe një mes Turqisë ose Kosovës.
Irani do të përballet me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re në Grupin G dhe pritet të përfundojë gjithashtu në vendin e dytë. Nëse të dyja kombëtaret përfundojnë të dyta, ato mund të përballen në Dallas më 3 korrik.
Kjo ndeshje mund të zhvillohet në një atmosferë të tensionuar, pasi marrëdhëniet midis vendeve janë të acaruara. Operacionet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit në shkurt kanë lënë vendin e Iranit në dyshim për pjesëmarrje. Federata iraniane e Futbollit ka kërkuar të zhvendosë ndeshjet e saj nga SHBA-ja në Meksikë, por FIFA e ka refuzuar këtë propozim./ZËRI