Qytetërim

'Motra jote më uroi fitoren'/ Sherri Rozana-Gerta, ndërhyn Olta Gixhari: S'duroj dot të ma "preki" njeri!

Aktorja Rozana Radi ngacmoi Gerta Gixharin duke i thënë se e motra e saj, Olta i kishte uruar fitoren.

k.m.
'Motra jote më uroi fitoren'/ Sherri Rozana-Gerta, ndërhyn
Rozana Radi, Olta dhe Gerta Gixhari

TIRANË- Kunjat dhe përplasjet mes dy banoreve të "Big Brother Albania VIP" kanë ngjallur dinamika të reja brenda dhe jashtë shtëpisë.

Mbrëmjen e djeshme, aktorja Rozana Radi ngacmoi Gerta Gixharin duke i thënë se e motra e saj, Olta i kishte uruar fitoren. Debati mes të dyja vijoi përgjatë gjithë mbrëmjes.

BISEDA MES TYRE:

 

Rozana Radi: Po e ngrej në qiell se e meriton. O Olta Gixhari, o zemra ime. Nuk e di çfarë ka kjo motra jote që nuk flet asnjëherë për lojën tënde? Pse nuk flet asnjëherë për motrën tënde?
Gerta Gixhari: Kam ardhur me lujt me ty, jo të flas me ty për familjarët e mi.
Rozana Radi: Po mirë unë ta përmenda, pse të erdhi keq ty? Mua më vjen keq se Olta më ka uruar fitoren dhe u çudita me thënë të drejtën.
Gerta Gixhari: Fitoren e kujt?
Rozana Radi: Të Bigut! Më ka thënë uroj të fitosh dhe të shoh fituese dhe çuditem pse ma tha mua? Ti mendon se gënjej?
Gerta Gixhari: Nuk e di, nuk marr përsipër të vërtetoj atë që thotë motra ime jashtë
Rozana Radi: Ti mendon se gënjej? Po unë ta vërtetoj!
Gerta Gixhari: Vërtetoje.
Rozana Radi: Olta, rrofsh zemra.

Sot ka pasur edhe një sqarim nga Olta Gixhari. Edhe pse nuk e përmendi me emër, ajo la të kuptohej që Rozana gënjente, ndërsa edhe njëherë shprehu mbështetjen për motrën e saj.

'Motra jote më uroi fitoren'/ Sherri Rozana-Gerta, ndërhyn

Olta Gixhari: Të dashur miq! Unë punoj në një "Big Brother" tjetër dhe kam një kontratë për të respektuar. Unë Gertën e mbështes çdo ditë dhe do të jetë kështu deri në fund të jetës tonë. Motrën time e dua më shumë se ju dhe nuk duroj dot të ma "preki" njeri. Ju kërkoj mirëkuptim dhe durim! Me shumë dashuri nga unë...

Mesa duket, shumë shpejt mund të kemi një përballje./ZËRI

Poll

MOS HUMB