
MEKSIKË- Filmi “Emilia Perez” nga regjisori francez Jacques Audiard për një bos droge meksikan ka marrë 13 nominime për Oscar, më shumë se çdo film tjetër, por përshkrimi i tij për Meksikën ka marrë kritika të mëdha. Nominimet dhe çmimet që ka marrë ky film bien në kontrast me kritikat e shumta që ka marrë. Fillimisht, filmi fitoi çmimin e jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë. Ky muzikal në gjuhën spanjolle, që ka në foksur portretizimin e Meksikës, por kryesisht i xhiruar në Francë, fitoi katër Globe të Artë, pesë Çmime Evropiane të Filmit dhe u nominua për 11 Bafta.
Por, përse është kaq shumë i kritikuar pas gjithë këtij suksesi?
Filmi rrëfen historinë e një bosi droge meksikan që kalon një periudhë tranzicioni dhe kthehet në një grua për të kërkuar drejtësi për viktimat e dhunuara, të vrara dhe lidhur me drogën dhe krimin. Po ashtu ky film, gjithashtu solli vlerësime edhe për aktoren Karla Sofía Gascón. Ajo është gruaja e parë transgjinore që është nominuar për aktoren më të mirë. Dhe ndërsa karakterizimi i filmit për protagonisten transgjinore shkaktoi përçarje, organizata amerikane LGBTQ+ Glaad e konsideroi atë si një “retrograd”.
Filmi sapo ka filluar të shfaqet për publikun e gjerë në Meksikë, por kritikët meksikanë dhe njerëzit në industrinë e filmit ankohen për mos përfshirjen e meksikanëve në ekipet e xhirimit, aktorëve, apo edhe portretizimin e Meksikës. Sipas tyre, si mund të krijosh një film për Meksikë, pa përfshirë njerëzit e saj.
Suksesi i Emilia Pérez në Golden Globes u pasua nga një sërë kritikash nga përdoruesit e X meksikan. Në një postim, i cili është parë 2.6 milionë herë, skenaristi meksikan Héctor Guillén etiketoi Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit, e cila drejton Oscars, një ditë pas Globes dhe postoi një poster ku shkruhej: "Meksika urren Emilia Pérez. Film racist dhe tallje me ne. Bëhet fjalë për 500 mijë viktima nga dhuna e grupeve kriminale dhe Franca vendos ta kthejë tragjedinë në një muzikal”.
Guillén e quajti Audiardin "një krijues të shkëlqyeshëm", por gjithashtu shtoi se vendimi për të xhiruar pjesën më të madhe të filmit në studio afër Parisit, si dhe mënyra se si tregimi trajton një temë të dhimbshme kombëtare, shqetësoi shumë rrethin e tij shoqëror.
Vetëm një meksikan ndër rolet kryesore
Guillén gjithashtu pyet pse më shumë meksikanë nuk u përfshinë në prodhim. Vetëm një nga katër aktoret kryesore është meksikane- Adriana Paz, Zoe Saldaña, e cila fitoi Golden Globe për aktoren më të mirë dytësore, është me prejardhje dominikane, por ka lindur në SHBA; Karla Sofía Gascón është një spanjolle nga rrethinat e Madridit (edhe pse ka punuar shumë në televizionin meksikan); dhe Selena Gomez është në fakt një amerikane me origjinë meksikane.
Edhe pse Gomez u rrit duke folur spanjisht, ajo humbi rrjedhshmërinë e saj dhe iu desh të mësonte sërish gjuhën e saj. Për më tepër, personazhi i saj Jessi u përshtat për të qenë një personazh meksiko-amerikan dhe jo thjesht meksikan. Në të njëjtën kohë, personazhi i Saldanës, avokatja Rita, u ndryshua për të pasqyruar trashëgiminë domenikane dhe jo meksikane të Saldanës. Sa i përket Audiardit, ai nuk flet fare spanjisht.
"Mënyra e tyre e xhirimit injoron shumë industrinë e filmit në Meksikë, të cilët tashmë po flasin për këtë temë, dhe nuk përfshin skenarist meksikanë apo më shumë aktorë meksikanë”, shprehet Guillén.
Ai citon si “me të vërtetë të dhimbshëm” komentin e Carla Hool, drejtoreshës së kastit të filmit, e cila ka lindur në Meksikë, se ata kërkuan aktorë në Amerikën Latine dhe Meksikë, por në fund zgjodhën më të mirët për këtë punë.
"Vetëm për shkak se disa meksikanë u punësuan nuk do të thotë se nuk është një prodhim eurocentrik", shton Guillén.
Kritika për theksin spanjoll të Selenës
Selena Gomez dhe Saldaña janë padyshim emra më të mëdhenj globalë se shumë aktore meksikane. Në veçanti, performanca e Selena Gomez ngjalli një tjetër kritikë ndaj filmit, këtë herë në podcastin popullor të filmit meksikan Hablando de Cine.
Aktori Eugenio Derbez i tha prezantuesit Gaby Meza se theksi spanjoll i Selenës ishte me të meta, për të cilën Gomez u përgjigj: Më falni, bëra më të mirën që munda me kohën që më dhanë.
Derbez më vonë kërkoi falje për vërejtjen, ndërsa Meza tha se nuk ishte një kritikë për performancën e Selenës në film – e cila u nominua për një Golden Globe dhe një Bafta – por për aftësinë e saj për të folur spanjisht, duke pasur parasysh se ajo duhej të luante një amerikane që flet spanjisht.
Meza shton se filmit i mungojnë elementët meksikanë. “Nëse shkoni në resorte në Meksikë, turistët mund të blejnë gjëra që duken meksikane, por janë bërë diku tjetër. Në këtë film mund të shihni referenca për kulturën meksikane dhe mund të jetë për Meksikën, por nuk u filmua në Meksikë”, tha Meza.
Disa akuza janë të rreme
Por në vërshimin e kritikave, disa akuza ndaj filmit janë të pasakta. Për shembull, një postim në Xu e quan regjisorin "një francez që nuk ka shkelur kurrë në Meksikë". Audiard, megjithatë, thotë për BBC se ai shkoi disa herë në Meksikë për të bërë filmin atje, si dhe për të gjetur aktorët kryesorë.
"Shkova në Meksikë gjatë procesit të prodhimit dhe diçka nuk po funksiononte. Kuptova se imazhet që kisha në kokën time se si duhet të dukej filmi thjesht nuk përputheshin me realitetin në rrugët e Meksikës. Ndoshta kjo është pak pretencioz nga ana ime, por Shekspiri duhej të shkonte nëtë vërtetë në Verona për të shkruar një histori për atë vend?", tha Audiard.
Duke gjykuar nga suksesi i çmimeve të filmit, shumë kritikë duhet të pajtohen me Audiard, ose të paktën të pranojnë se Emilia Pérez ka merita artistike pavarësisht nga këto çështje.
"Një pamje krejtësisht e re për një histori karteli, një muzikal shumë i pazakontë, një histori transgjinore. Thjesht kombinimi i këtyre tre elementeve është një vepër e shkathtësisë narrative. Unë e admiroj guximin e filmit më shumë se çdo gjë,”- tha ai.
“Audiard ka hyrë në zhanrin e krimit më parë me filma si “The Beat That My Heart Skipped”, por kjo është shumë e freskët”, tha kritiku britanik i filmit James Mottram.
"Emilia Pérez mund të quhet telenovelë po aq sa edhe opera. Është një fantazi, nuk mendoj se duhet të jetë një portretizimi autentik i kartelit. Megjithatë, mund ta kuptoj pse disa meksikanë po protestojnë, kjo është një gjë e ndjeshme. temë për ta, dhe jo shumë njerëz morën pjesë në prodhim”, shtoi ai.
Nga lindi ideja për filmin?
Jacques Audiard thotë se idenë për filmin e ka marrë pas leximit të romanit Écoute të autorit francez Boris Razon, i cili në një kapitull përshkruante personazhin e një bosi droge që dëshiron të kalojë në tranzicion.
"Ka dy çështje të ndjeshme në këtë film, identiteti transgjinor dhe personat e zhdukur në Meksikë. Dhe kjo është diçka që nuk mund ta shpjegoj në mënyrë racionale, por ka një lidhje midis të dyjave. Imagjinova një histori nëse ky gangster, përgjegjës për të ligat, do të shpëtojë veten, dhe kështu të gjithë Meksikën, përmes këtij tranzicioni, përmes një ndryshimi të vetvetes dhe mendoj se përdorimi i operës, këngës dhe vallëzimit që e bën mesazhin shumë më efektiv”, përfundoi Audiard.
Ndërkohë, Adriana Paz tha për polemikën: "Kam dëgjuar njerëz që thonë se është ofenduese për Meksikën. Unë dua shumë të di pse, sepse unë nuk ndjehem kështu. Kam pyetur disa njerëz që kam besim dhe ata nuk kanë ndjehu kështu”.
Filmi ka gjithashtu mbështetës të shquar në Meksikë. Ato përfshijnë regjisorin e The Shape of water, Guillermo Del Toro, i cili e quajti Audiard "një nga regjisorët më të pabesueshëm të filmit" dhe Issa Lopez, regjisor dhe skenarist i True Detective: Night Country, i cili e quajti filmin një kryevepër. /ZËRI