Qytetërim

Ndërron jetë kantautori dhe ikona e muzikës Italiane, Gino Paoli

I lindur në vitin 1934 në Monfalcone, por i lidhur ngushtë me qytetin e Gjenovas, Paoli la një gjurmë të thellë në historinë e këngës italiane përmes kompozimeve të tij të paharrueshme.

I.F
Ndërron jetë kantautori dhe ikona e muzikës Italiane, Gino Paoli
Gino Paoli

ROMË- Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare kantautori i njohur italian Gino Paoli, një ndër figurat më përfaqësuese të muzikës së lehtë italiane dhe ndër themeluesit e të ashtuquajturës “shkolla gjenoveze”. Lajmi u bë i ditur nga familja e tij.

"Gino ndërroi jetë mbrëmë në paqe, i rrethuar nga dashuria e të dashurve të tij", tha familja Paoli.

Kjo rrymë muzikore solli emra të mëdhenj si Fabrizio De André, Luigi Tenco, Bruno Lauzi dhe Umberto Bindi.

I lindur në vitin 1934 në Monfalcone, por i lidhur ngushtë me qytetin e Gjenovas, Paoli la një gjurmë të thellë në historinë e këngës italiane përmes kompozimeve të tij të paharrueshme.

Ndër veprat më të njohura të tij janë “Il cielo in una stanza”, e bërë e famshme nga Mina, “Sapore di sale” dhe “Senza fine”, kjo e fundit e lidhur ngushtë me Ornella Vanoni, me të cilën ai pati një marrëdhënie të gjatë artistike dhe sentimentale.

Paoli e transformoi këngën italiane që nga vitet ’60, duke trajtuar dashurinë si një përvojë konkrete dhe emocionale, shpeshherë të përshkuar nga melankolia. Ai ndërthurte me mjeshtëri gjuhën e këngës popullore me vargun poetik, duke krijuar një stil unik që ndikoi breza të tërë artistësh./ZËRI

Poll

MOS HUMB